TIRANË - Edhe në Shqipëri që nga sot nuk do të lejohet më gjuajtja në det e një lloji të veçantë molusqesh deti (e njohur si dateri). Gjuajtja e këtyre molusqeve është e ndaluar në vendet e tjera, por deri në tani në vendin tonë lejohej.
Por me një urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Ujërave, Edmond Panariti, ky lloj molusku nuk do të peshkohet më pasi është në zhdukje. Siç shkruan Ansamed, ky molusk ekzistonte në mënutë e restoranteve në Shqipëri.
Urdhëri i dhënë nga autoritet shqiptare është më shumë administrativ, pasi në ligjin shqiptar, këto molusqe janë në listën e gjallesave të mbrojtura. Deri më tani, ky lloj molusku gjendej kollaj në tregun shqiptar dhe në mënytë e restoranteve në qytetet bregdetare.
Kjo pjatë ishte e preferuar nga të huajt, pasi në vendet e BE-së, peshkimi i këtij molusku është i ndaluar prej kohësh. Ministri Panariti, i ka dhënë urdhër dhe autoriteteve që të ushtrojnë kontrolle nëpër restorante dhe të gjobiten kush e shërben në menu.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com