Urdhër-arresti për Becchettin 
Hetohet për 80 milionë euro

Urdhër-arresti për Becchettin <br />Hetohet për 80 milionë euro
TIRANË - Pronari i televizionit Agon Channel dhe i nje sere kompanish ne fushen e energjise, italiani Francesco Becchetti eshte shpallur ne kerkim me dyshimet se eshte perfshire ne evazion tatimor prej 5 milione euro, ndersa po hetohet edhe per nje skeme te pastrimit te parave qe arrin ne 39 milionë euro. Por sipas urdhër arrestit të shperndare neper pikat kufitare te vendit, Becchetti duhte te ndalohet me vendim te gjykates vetem per akuzat e evazionit fiskal dhe falsifikimit te dokumenteve.

Me urdher te Gjykates Prokuroria sekuestroi 60 % te aksioneve te shoqerise mediatike AgonSet qe zoteron kanali Agon Channel ne Shqiperi dhe te 4 kompanive te tjera te tij “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”, te gjitha te perfshira ne investimin per hidrocentralin ne Kalivaç. Nderkohe Prokuroria bllokoi llogaritë në banka të ndryshme te shoqerive qe lidhen me Becchettin. Nen hetim eshte edhe nena e sipermarresit italian, Liliana Condomitti ndersa eshte shpallur ne kerkim italiani Mauro de Renzis, administrator i Agon Channel. Prokuroria nuk ka leshuar urdher arresti per nenen 74-vjeçare të pronarit te "Agon Channel", kjo per efekt te moshes se saj te thyer.

Gjykata jep masen per dy te arrestuarat
Sakaq, kete te marte Gjykata e Tiranes dha masen e sigurise per Erjona Troplinin, ortake me 20 % te aksioneve ne kompanine e Becchettit "Cable System" dhe Pranvera Gjiken, drejtuese ne nje banke te nivelit te dyte ne Shqiperi, te dyja te arrestuara te henen. Gjykata dha "detyrim paraqitje" per Gjiken dhe "arrest shtepie" per Troplinin, masa lehtesuese keto te argumentuara me faktin qe dy zonjat jane me femije te vegjel. 

Sipas prokurorise Gjika dhe Troplini jane pjese e skemes qe sipas organit te akuzes, Becchetti ka ndertuar per te mos i paguar shtetit 5 milione euro tatim-fitim te detyruar per aktivitetin e kompanise “Energji” qe mbulon nje pjese te punimeve tek hidrocentrali i Kalivaçit.
 
Energy 5 mln euro debi ndaj shtetit
Konkretisht kompania “Energy” sipas prokurorise nuk ka paguar tatime për të ardhurat që ka përfituar në Shqipëri, duke rezultuar debitore ndaj shtetit ne shumen e 770 milionë lekëve ose 5 milionë euro. Drejtoria e Tatimeve kishte urdhëruar bllokimin e llogarive bankare të “Energji” por për të shmangur tërheqjen automatike të parave kompania e “KGE” i ka bërë pagesat për kompaninë “Energji” nëpërmjet kompanisë tjetër “Cable System” pronare e së cilës është me 20% Erjona Tropolini dhe me 80% kompania italiane “Costrucioni” ne pronesi te nënes te Becchetit, Liliana Condomitti. Këto transferta, sipas Prokurorise, jane lejuar në mënyrë të kundërligjshme nga Pranvera Gjika, drejtuesja e filiatit ne Tirane te nje banke të nivelit të dytë.


Prokuroria: Becchetti rriti me 23 herë kostot e HEC
Në qendër të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës ndaj italianit Francesko Becchetit janë punimet për ndërtimin e hidrocentralit në Kalivac dhe kostot e paguara që sipas institucionit të akuzës janë rritur në mënyrë artificiale. Këto janë të dhënat që A1 Report ka zbuluar nga skeda e Prokurorisë ku për më tepër në bazë të hetimeve rezulton se Beccheti ka përfituar 14 mln euro përmes nënkontraktorëve. Gjithashtu ai Në 2013 nga arbitrazhi fiktiv dëmtoi Deutsche Bank, ku nga 50 milionë euro u paguan vetëm 20 të tilla.

Becchetti ne hetim per transferta te dyshimta
Hetimet ndaj Francesco Becchettit prokuroria i ka nisur që nga viti 2014 në bazë të një materiali të dorëzuar nga Policia e Tiranës në lidhje me aktivitetin e kompanive të italianit. Prokuroria po heton një seri transfertash ndërkombëtare qe kanë kaluar nëpërmjet disa bankave në Shqipëri për një shifër që kap vlerën totale rreth 80 milionë euro. Nga këto, sipas prokurorisë, 39 milionë euro janë kthyer në Itali duke u cilësuar si “fitim nga aktivitetet në Shqipëri”.
 
Këto para sipas dokumenteve të prokurorisë të cilën gazeta Shqiptarja.com e disponon, mendohet se kanë qarkulluar nëpërmjet kompanive “AgonSet”,“Energy”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”.

Sipas prokurorisë, në harkun kohor 2007-2013, Becchetti dhe njerëzit e tij duke filluar nga Erjona Troplini, kanë prodhuar fatura fiktive për volumin e punës ose produket që nuk janë shitur.
 
Këtë të martë Policia e Tiranes ka shperndare ne te gjitha bankat e vendit nje urdher te prokurorise per bllokimin e llogarive bankare apo pronave te ndryshme qe lidhen me Francesco Becchettin, urdhër i cili pritet të dorëzohet edhe pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. 

Sakaq vazhdon puna për arrestimin e pronarit të Agon Channel, Francesco Beccheti i cili mendohet se është feshur në Angi dhe nuk ka shkelur në Shqipëri prej rreth 6 muajsh. 

Ja akuzat mbi te cilat kerkohet arresti i Becchettit
A1 Report zbardh urdhër arrestin për pronarin e Agon Channel, ku mësohet se ai akuzohet për evazion tatimor dhe falsifikim dokumentesh. Kjo është akuza zyrtare që Prokuroria e Tiranës ka ngritur ndaj biznesmenit italian, ku ajo e evazionit fiskal lidhet me mospagesën e 5 milionë eurove në kompania “Energy” ku ortake është edhe e arrestuara Erjona Troplini. Vënia në pranga e Troplinit është bërë me të njëjtën akuzë që rëndon edhe ndaj Becchettit.
 
Burime nga prokuroria sqaruan për A1 Report se pastrimi i parave nuk është një akuzë e ngritur mbi të cilën kërkohet arresti i Becchettit, por sipërmarrësi italian është duke u hetuar edhe mbi këto dyshime. 
 
Njoftimi zyrtar i Prokurorise per sekuestron e kompanive te Becchettit

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)