“Kontrolli i kancerit të gjirit për gratë duhet të kthehet në një kontroll rutinë, vetëm kështu mund të fitohet beteja me këtë sëmundje”. Apelinu bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastarliu në Lezhë, ku aktualisht po ofrohet shërbimi i mamografisë falas përmes mamografit të lëvizshëm.
Nga Lezha, Manastirliu lajmëroi edhe zgjerimit të orarit për ofrimin e shërbimit të mamografisë në spitalet ku ofrohet ky shërbim.
“Duke qenë se fokusi ynë primar është te parandalimi, gjatë muajit Tetor në të gjithë njësitë ku ofrohet shërbimi i mamografisë gratë mund ta kryejnë mamografinë edhe në oraret e pasdites, deri në orën 18:00”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se që nga viti 2015 janë më shumë se 20 mijë gra që kanë kryer kontrollin e gjirit në njësitë e mamografive të lëvizhme, Manastirliu tha se mamografët e lëvizshëm janë shpërndarë nga veriu në jug sipas një kalendari të përcaktuar.
“Ne kemi hartuar gjatë këtij muaji një kalendar të mamografëve të lëvizshëm dedikuar muajit Tetor të cilët do të jenë në Lezhë, Librazhd, Mirditë, Lushnje, Pukë, Tropojë, Fier, Krujë, Kuçovë, Bulqizë, Përmet”, tha ministrja.
Për periudhën Janar - Shtator 2019 janë 9,496 gra që kanë kryer falas afër vendbanimit mamografinë, nga të cilat 2500 gra e kanë kryer ekzaminimin e gjirit në mamografët e lëvizshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4358
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Taulant Malshi emërohet prefekti i ri Lezhës! Prezantohet nga zv.ministri i Brendshëm: Prioritet zgjedhjet e 11 majit, për një proces të ndershëm
28 Janar, 10:05
-
Marrëveshja me Italinë/ Anija 'Cassiopea' sjell 49 emigrantë të paligjshëm në Shëngjin! 4 prej tyre do kthehen mbrapsht (VIDEO)
28 Janar, 07:20
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Sindikata e Policisë së Burgjeve ankohet për paga diskriminuese dhe orë shtesë të papaguara! Drejtori Qose: Digjitalizojmë sistemin penitenciar
26 Janar, 20:13
-
Riaktivizohet marrëveshja me Italinë/ Anija e marinës ushtarake me 49 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë, mbërrin në Shëngjin të martën në mëngjes
26 Janar, 10:20
-
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Furgoni përplaset me motorin, 1 i plagosur (EMRI)
26 Janar, 09:54
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03
-
Dy makina përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen tre persona
25 Janar, 10:12
-
‘Riaktivizohet’ marrëveshja me Italinë, anija 'Cassiopea' pritet të sjellë emigrantët më 27 janar në Shëngjin
25 Janar, 08:48
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
Dekreti i Presidentit, Trump shqetëson afganët në Shëngjin: Pa Amerikën e ardhmja jonë është në rrezik
24 Janar, 15:43
-
Arrestohet në Fushë-Arrëz 29-vjeçari i akuzuar për shitje narkotikësh, kërkohej prej korrikut pasi theu arrestin shtëpiak (EMRI)
23 Janar, 20:35