TIRANE- Inspektoriati Qendror Teknik njoftoi se, në vijimësi të kontrolleve që prej muajsh po kryen për respektimin e standardeve në pikat e tregtimit me pakicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, është fokusuar edhe tek pajisja me policën e sigurimit nga ana e këtyre subjekteve.
Përmes një urdhëri, të lëshuar nga kryeinspektori Adrian Çela, këtyre subjekteve u komunikohet se, bazuar në vendimin e qeverisë nr.1047, të datës 16.07.2008, “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.170, datës 25.04.2002, për përcaktimin e procedurave dhe kushteve për dhënien e lejeve e Autorizimeve për tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, do të kontrollohen të gjitha pikat e tregtimit të naftës e gazit për pajisjen e tyre me policën e sigurimit për vitin 2014, të lëshuara nga shoqëritë e sigurimeve, për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, sipas kapaciteteve, për të cilët ato janë licensuar.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com