Ish të përndjekurit, ja kur do të merret kësti i 10-të

Ish të përndjekurit, ja kur do të merret kësti i 10-të

Ish të përndjekurit në protestë

Ministria e Financave ka nisur procdurën për dhënien e këstit të 10-të për të gjithë ish të përndjekurit politik që përfshihen tek kategoritë parësore. Urdhëri i ri parashikon procedurat, dokumentat dhe radhën si do jepen paratë për këstin e 10-të me fondin e ri që Ministria e Financave ka në dispozicjon për vitin 2019. Pagesa për kategorinë e subjekteve parësore, kryhet sipas kësaj radhe:

-Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës.

-Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

-Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.

-Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

-Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

-Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Procedura dhe dokumentat

Të gjithë subjektet përfituese të cilët janë pjesë e nënkategorisë së parë dhe të dytë, duhet të paraqiten në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë pë të plotësuar Deklaratën Personale të Aplikuesit me qëllim mundësimin e printimit të ҫertifikatës së tyre personale nëpërmjet portalit të ofrimit të shërbimeve të qytetarëve online, e-albania. Gjithashtu këto subjekte duhet të depozitojnë pranë zyrave tona

i. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron Brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

Për nënkategorinë e tretë parësorë ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të depozitojnë janë :

i. Deklarata Personale e Aplikuesit.

ii. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron Brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

iii. Vendimi i KMCAP, (KEMP-i epror), i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë për punë, origjinale. Vendimi duhet të jetë plotësuar saktë, me shkrim të lexueshëm, pa korrigjime, duhet të ketë të shkruar emrin/ mbiemrin e anëtarëve të KMCAP dhe nënshkrimin e tyre me vulën e komisionit.

iv. Epikrizë për sëmundje onkologjike, malinje dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga: Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar “Mbretëresha Geraldinë”, Spitali Universitar “Koço Glozheni” . Kjo epikrizë përgatitet nga mjeku që trajton të sëmurin, nënshkruhet me emrin dhe mbiemrin e mjekut kurues. Shefi i Shërbimit vërteton saktësinë e diagnoses dhe e nënshkruan këtë document dhe në fund, epikriza firmoset nga drejtuesi I institucionit shëndetësor me vulën përkatëse. Për kategorinë e katërt parësorë ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha kanë pasardhës të radhës së pare në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë.

i. Deklarata Personale e Aplikuesit.

ii. Numër llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron Brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

iii. Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur.

iv. Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.

Për kategorinë e pestë parësorë ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligjit, dokumentet që duhet të dërgojnë janë:

i. Certifikatë vdekje e ish të dënuarit politikë.

ii. Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit politikë, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur.

iii. Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të ish të dënuarit politikë që nuk jeton.

iv. Dëshmi trashëgimie për ish të dënuarit politikë, origjinale ose kopje e noterizuar.

v. Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më.

vi. Nr. llogarie bankare në Lek, në emër të kujdestarit ligjor të të miturit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

vii. Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor.

Rastet

Kur ish i dënuari politikë që jeton ose trashëgimtari ligjor, humbet zotësinë juridike për të vepruar, me vendim gjykate i është përcaktuar kujdestari ligjor, në këto raste veprimet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëhen në emër të personit me këtë të drejtë. Kujdestari ligjor duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave:

i). Vendimin e Gjykatës mbi kujdestarinë ligjore, origjinale,ose kopje e njësuar.

ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kujdestarit ligjor. iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor.

iv).Deklarata Personale e Aplikuesit.

Ish të dënuarit politik që jetojnë ose trashëgimtari ligjor, kanë të drejtë t’a delegojnë me procure të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë kryhen në emër të personit me këtë të drejtë. Personi me këtë të drejtë, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i). Prokurën e Posaçme, origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo të përfaqësuar. ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të tij. iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të tij. iv). Deklarat Personale e  Aplikuesit.

Ish të dënuarit politikë që jetojnë, ose trashëgimtari ligjor të cilët figurojnë të ҫ’rregjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, pasi kanë lënë nënshtetësinë shqiptare ose figurojnë me dy nënshtetësi, duhet të dërgojnë një dokument identifikimi të vlefshëm (vërtetim gjallësie) jo më e vjetër se sa një javë nga data e dorëzimit, me vulë Apostile/i legalizuar nga vendi në të cilin janë rezident, të përkthyer dhe noterizuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve