Një urdhëresë me shënimin tepër sekrete, e datës 27 shkurt 1967, e nënshkruar në fund nga sekrari i parë i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Enver Hoxha, dëshmon se si është dirigjuar nga ai vetë gjithë lufta e dhunshme ndaj besimit dhe objekteve fetare në Shqipërinë e fundviteve ’60-të.
Dokumenti prej 9 faqesh jep direktiva të qarta se si, njerëzit e Partisë duhet të punonin në terren për të ç’rrënjosur çdo gjurmë besimi, si do të zhdukeshin nga faqja e dheut objektet fetare: kisha, xhami apo teqe e manastire, si do të ruheshin vetëm disa prej tyre për arsye muzeale dhe të tjerat do të konfiskoheshin e do të ktheheshin në depo për kooperastivat.
Hoxha thekson që në fillim se thembra e Akilit është edukimi, e nëse i pritet rruga atij, pjesa që mbetet është mw e thjeshtë. Ai thotë se mbyllja e shkollave fetare do të shterojë edukimin dhe formimin e klerikëve të rinj, ndërsa ndalimi i botimeve fetare do ti presë hovin edukimit fetar në rradhët e besimtarëve.
Ndërsa jep direktiva se si duhet edukuar politikisht populli për të hequr dorë vetë nga këto besime, Hoxha futet në detajet e seicilit prej besimeve. Sipas tij “Muslimanët as kanë, as mund të kenë, dhe as mund të këndojnë dot ndonjë kuran të vjetër, pse ay është në arabisht. Praktikisht pra ata “rrojnë” me disa bejte të kuranit që i mësojnë përmëndësh, që nuk i kuptojnë dhe i transmetojnë gojarisht”.
Më tej Hoxha thotë se edhe ortodoksët “s’janë as më të pasur dhe as më të ngritur. Ata kanë vetëm avantazhin që ungjillin e kanë në shqip”.
Ndërsa katolikët dhe kleri sidomos, sipas tij “është më i pasur në libra, më i ngritur vetë dhe atje ku mundin ata vazjdojnë të zhvillojnë fenë katolike si filosofi”.
Sa i takon shëmbjes së objekteve të kultit Hoxha është i vetëdijshëm se ajo do të ishte pjesa më e vështirë. “Prishja e kishave, xhamive, teqeve e manastireve, natyrisht, paraqitet më e vështirë, për arsye se nuk duhet shkuar në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë pjesë të popullit që beson.
Por mjaft prej tyre janë prishur, pa ngjallur asnjë reaksion, disa të tjerë janë prishur se kanë rënë, ka nga ato që janë kthyer në depo ose kanë mbetur pa hoxhë apo pa prift dhe praktikisht nuk funksionojnë...”, thotë diktori, duke argumentuar më tej se me këto forma duhet të vijohet kjo fushatë.
Sot për lexuesit do të sjellim pjesën e parë të këtij dokumenti, duke vijuar nesër me pjesën e dytë të tij si dhe një tjetër dokument që dëshmon një ngjarje të rrallë në Finiq, ku të dërguarit e Partisë që kishin shkuar në Finiq për të bastisur kishën ishin ndeshur me reagimin e ashpër të grave të atij fshati jugor.
Dokumentin e plotë ekskluziv e lexoni në Shqiptarja.com (versioni online) duke klikuar mbi linkun
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)