Një ditë pas kundërshtimit me anë të një peticioni që bën mjekët e Urgjencës së Tiranës për moslargim nga godina, zbulohet dhe urdhëri që mban firmën e Beqajt lidhur me këtë çështje në të cilin thuhet se urgjenca nuk shkrihet as prishet por ristrukturohet dhe transferohet personeli.
Në urdhërin që është nënshkruar më datën 1 shkurt Beqaj urdhëron transferimin e mjekëve të kësaj urgjence në tre spitale "Shefqet Ndroqi" Spitali i Traumës" dhe "Nënë Tereza'
Ky shërbim sipas Beqajt do të riorganizohet për ti ardhur në ndihmë qytetarëve të Tiranës në momentin që ata thërrasin urgjencën. Të gjitha spekulimet e tjera se godina do të prishet për pallat apo dalje jashtë funksionit janë spekulime sipas këtij urdhëri.
Beqaj shkruan se personeli mjekësor që është i përbërë nga rreth 61 persona dhe që aktualisht punon në këtë godinë do të vazhdojë të mbetet pjesë e institucioneve shtetërore ndërkohë që ministria po punon për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qyetarëve duke rinovuar stafin me njerëz më të kualifikuar
/Shqiptarja.com