MALLAKASTER - Policia e Fierit ka arrestuar shefin e shitjes së OSHEE-së në Mallkastër, të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë dy elektriçistë.
 
Në prangat e policisë, ka rënë Alban Myftaraj 32 vjeç, ndërsa janë proceduar M.Malaj dhe R.Brakaj me detyrë elektiçistë.
 
Sipas policisë, arrestimi i Myftaraj është bërë pasi ka urdhëruar fshehjen e të dhënave të një matësi të energjisë elektrike. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shefi i shitjes së OSHEE-së në Mallakaastër, ka urdhëruar që të bëhet leximi i matësit elektrik të një qytetari dhe më pas ka urdhëruar fshehjen e të dhënave të konstatuara pasi është lexuar matësi.
 
Ndërkohë dy elektriçistët ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal, dyshohet si bashkëpunëtorë në fshehjen e të dhënave.

Materialet në ngarkim të shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)