Pas marrëveshjes së pak ditëve më parë të firmosur mes Kryeprokurores Arta Marku dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Report Tv ka zbardhur udhëzimin për strukturën e Task Forcës, ku theksohet ngritja e Task Forcave në çdo prokurori për të hetuar krimin dhe korrupsionin. Sipas udhëzimit, të siguruar nga gazetari Arsen Rusta, janë 33 prokurorë në 8 prokuroritë e rretheve të cilët kanë përvojë në hetime për sa i përket krimit të organizuar atij ekonomik dhe korrupsionit.
Udhëzimi kërkon që këta prokurorë do të bashkëpunojnë me Task Forcën special Qendrore dhe atë Rajonale për shkëmbimin e informacionit. Këta prokurorë thuhet në udhëzim do të kryejnë analiza dhe vlerësime të përbashkëta rreth grupeve kriminale si dhe realizimin e veprimtarisë hetimore në zbatim të detyrimeve specifike të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar –Operacioni Forca e Ligjit.
Kryeprokurorja Arta Marku përmes udhëzimit kërkon gjithashtu që Drejtuesi i Seksionit brenda 10 ditëve të para të cdo muaji raporton të dhëna statistikore tek prokurori koordinator në Prokurorinë e Përgjithshme. Nga 33 prokuror ReportTv ka mësuar se deri tani janë përzgjedhur 8 prej tyre ndërsa janë duke kaluar në filtër pjesa tjetër për të parë nëse kalojnë anën morale, profesionale dhe justifikimin e pasurisë.
Kryeprokurorja Arta Marku firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në datë 2 shkurt. Marrëveshja ka në thelb përfshirjen e prokurorisë dhe policisë në Task Forcën qendrore dhe rajonale qe po ngrihet për luftën ndaj krimit. Marrëveshja është e fokusuar në rritjen e eficenës në luftën ndaj krimit, vettingun dhe sistemin e drejtësisë.
/Shqiptarja.com

Udhezimi i Arta Markut
d.b/shqiptarja.com

VIDEO