Pas ndryshimeve në statut dhe me afrimin e zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike do të nisë procesin zgjedhor fillimisht në nivel degësh. Për këtë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur një urdhër 6 faqesh, ku parashikohet procesi zgjedhor dhe afatet për nivelin e grupseksionit dhe të seksionit. Në urdhrin e firmosur prej Lulzim Bashës ky proces çdo të duhet të përfundojë deri më 20 qershor.
Fillimisht, procesi zgjedhor zgjedhor do të zhvillohet për nivelin e grupseksionit. Për zgjedhjen e krerëve të grupseksioneve do të zbatohet parimi një anëtarë, një votë. Ky proces parashikohet të përfundojë deri në datën 7 qershor. Përfundimi i këtij procesi i hap rrugën procesit tjetër, që është zgjedhja e krerëve në nivel seksioni, për të cilin sërish ndiqet parimi një anëtarë, një votë.
Në udhëzimin kryetarit të PD përcaktohen qartësisht edhe kriteret që do të duhet të përmbushin kandidatët. Bazuar këtij udhëzimi, nuk do të mund të bëhen krerët të këtyre dy niveleve nëse kandidatët nuk do të përmbushin afatin prej 3 vitesh aktivizim në aksionet opozitare të Partisë Demokratike. Ata duhet të jenë më arsim të lartë, të njohin mirë territorin dhe të gëzojnë reputacion të mirë tek qytetarët.
Basha në këtë udhëzim shprehet se ky proces nis në një kohë që PD përgatitet për zgjedhjet lokale e kur përball saj qëndron një e kriminalizuar e të korruptuar dhe larg interesave të shqiptarëve.