Berisha: Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD-së, urdhri i Biden s’ka lidhje me mua! Do punoj që marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA të konsolidohen!

Berisha: Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD-së, urdhri i Biden s’ka lidhje me mua! Do punoj që marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA të konsolidohen!

Urdhri Ekzekutiv i Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar, për Sali Berishën nuk ka asnjë lidhje me të. Madje Berisha e ka lexuar në një mënyrë krejt tjetër urdhrin, duke u shprehur nga televizioni i familjes së tij se vendimi ka lidhje vetëm me ata që duan të ndryshojnë kufijtë e Ballkanit duke sjellë destabilitet të tij.

“Kam denoncuar Soros. Është korruptori i politikanëve. Kam bërë thirrje që Kongresi i SHBA dhe PE  të bëjnë ligje kundër Sorosit, njeri ky me influencë të jashtëzakonshme. Soros hartoi në Beograd projektin e ndarjes së Kosovës. Filloi të fuqizohej falë lobimit të Vuçiç, Thaçit dhe Ramës. E mbështet urdhrin e Biden kundër ndryshimit të kufijve. Nuk më ka paditur njeri në jetën time, jam detyruar të shkoj në gjykatë kundër SHBA për të vendosur dinjitetin tim, jo për vendimin”, tha ai.

Edhe pse u shpall ‘non grata’ nga SHBA për kryerjen e akteve korruptive dhe abuzimit me postin qeveritar, Berisha duket se i ka ‘harruar’ pasi shprehet se do të punojë me të gjithë forcën e tij, që marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA të konsolidohen akoma edhe më shumë.

“Edhe sot që jam shpallur non grata nga SHBA, do punoj më gjithë mundësitë e mia që marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA të konsolidohen gjithmonë e më shumë”, tha Berisha.

Berisha ka bërë një deklaratë të papritur ku ka thënë se mund të rikthehet sërish në krye të PD.

“Kurrë, mos thuaj kurrë” ka thënë ai duke shtuar se  “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht”.

Kjo deklaratë e tij të bën të mendsh e në fakt Berisha nuk është larguar kurrë nga PD edhe pse në krye të saj që prej 2013 kur dha dorëheqjen qëndron Lulzim Basha.

Dy ditë më parë, në 8 qershor 2021, Presidenti amerikan Joe Biden nxori një urdhër të ri ekzekutiv, për bllokimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në afera korruptive dhe që janë angazhuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Urdhri konsiderohet si një tjetër goditje për Sali Berishën, pasi është rrjedhojë e njoftimit të DASH të datës 19 maj për ta përfshirë në listën e zezë si dhe e memorandumit të datës 3 qershor për t’i shpallur luftë korrupsionit edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

Kjo pikë e urdhrit të Joe Biden përputhet me njoftimin e DASH të datës 19 maji 2021, për të përfshirë Sali Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion. Urdhri është një mesazh i dyfishtë për Sali Berishën. Së pari, Berisha është subjekt i urdhrit, pasi është shpallur nga DASH non grata si i korruptuar. Së dyti, urdhri hedh poshtë propagandën e Berishës së përfshirja e tij në listën e zezë është një vendim individual i Antony Blinken dhe i diktuar nga Soros.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:13
Rikthim në krye të PD? Berisha parlajmëron demokratët: Kurrë mos thuaj kurrë! Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se mund edhe të rikthehet në krye të PD. I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, ai u përgjigj “Kurrë, mos thuaj kurrë”, duke e lënë të hapur si mundësi. Kjo duket si një paralajmërim për të gjithë demokratët dhe për të treguar se nuk ka hequr dorë nga PD.

"Kurrë mos thuaj kurrë! Never say enver. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë pasi sot kam ndërruar rugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mua. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më", thotë Berisha.

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 11/06/2021 15:14

    USA te dha pushtetin ( qe e keq perdore ) dhe ajo te shpalli non grata ,ku nuk ka zot qe te heqi nga lsta e zeze.Ishe shorese dhe u ktheve ne antidemjrat me vule.Mbas Bleuken erdhi radha e presidentit Bajden qe ti veje vulen.Ja bere vetes Sali se te pelqente re komandohe oa kufi.SPAKU mbas jesaj ka radhen dhe ne rast te kndert te japin doreheqe po paten frike

    Përgjigju
  • Haha: 11/06/2021 06:38

    Bashkepunetor me drejtesine!? Bravo Sale, ke cte tregosh pjell e keqe!

    Përgjigju
  • ylli: 11/06/2021 05:33

    Do te fshihesh pas partise,,MOR SALI ..TI JE NJE KERME QE leviz..,por populli te do te varur mos maskara per vrasjet dhe vj3dhjet QE I KE BERE KETIJ populli....

    Përgjigju
  • Iris: 11/06/2021 03:20

    Shpejt kthehu ne PD,se po te del nga dora,pas 13 qershorit nuk i dihet.Po u dogj Basha,u dogje dhe ti /de facto/ dhe /de jure/.Eshte qesharake t'a quash Sorosin //korruptor te politikaneve// ,kur ju vete jeni akuzuar per te njejten gje;pastaj c'dreqin ke qe fut Kosoven ne kete mes?! Nese mendon se do perfitosh duke perdorur tymnajen e Kosoves,po genjen mendjen.Per Kosoven ka kush pergjigjet dhe ajo nuk ka mbetur aq keq sa qe te kthehet ne nje Dylqine qe pret t'a shpetoje Don Kishot Berisha ,keshtu qe mbylle kete histori,nuk je as i pari,as i fundit qe konsiderohesh i pa deshirueshem,nuk eshte fundi i botes!!

    Përgjigju
  • Jim: 11/06/2021 00:33

    Po I futet uje nga poshte Saliut dhe e kerkon PD per te qene i mbrojtur jo se I plas per te !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar