Faktet/ SHBA 3 ‘raketa’ mbi Sali Berishën brenda 21 ditëve, nga përfshirja në listën e zezë, memorandumi anti-korrupsion tek urdhri i fundit për bllokimin e pasurive

Faktet/ SHBA 3 ‘raketa’ mbi Sali Berishën brenda 21 ditëve, nga përfshirja në listën e zezë, memorandumi anti-korrupsion tek urdhri i fundit për bllokimin e pasurive

Sali Berisha dhe DASH

Sali Berisha, simbol i mosndëshkimit në Shqipëri, po kalon ditët më të vështira të trajektores së karrierës së tij politike, shënjuar nga një sagë skandalesh nga më të rëndat, shtrirë në një hark kohor prej tre dekadash. Në një kohë kur të gjithë prisnin lëvizjen e drejtësisë së re, përkatësisht SPAK-ut, për t’i dhënë fund kështjellës së pandëshkueshmërisë më Shqipëri, goditja erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati ynë më i madh strategjik. Në harkun kohor prej 21 ditësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë tre goditje të njëpasnjëshme, të befasishme, historike dhe të paprecedenta, Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike, duke i dhënë në të njëjtën kohë një mesazh të fortë edhe aleatit të tij, Presidentit Ilir Meta, i shkarkuar drejt nga Kuvendi.

Në 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se kishe firmosur fundin palavdishëm të Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Sali Berisha lëvizi me shpejtësi duke tentuar të mjegullonte, të manipulonte dhe zbuste forcën e goditjes nga SHBA, duke e personalizuar vendimin si një akt i Antony Blinken dhe akuzuar Sorosin si lobues i vendimit të DASH. Krahas thurjes së kësaj gënjeshtre në sytë e PD dhe demokratëve, Berisha nisi edhe një fushatë lobimi në SHBA, për të sulmuar vendimin e shpalljes non grata.

12 ditë më pas, në 3 qershor 2021, Sali Berisha mori një goditje tjetër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Administrata e Presidentit të SHBA, Joe Biden, publikoi një memorandum për vendosjen e kundër korrupsionit, brenda dhe jashtë, si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo rastësisht, Ambasada Amerikane në Tiranë, informoi dy ditë më pas, opinionin publik shqiptar mbi memorandumin dhe rëndësinë e tij. Memorandumi për të luftuar korrupsionin dhe jashtë SHBA u publikuar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit i kishte vendosur Sali Berishës ‘vulën’ si i korruptuar.

“Ky Memorandum do të ndihmojë qeverinë e SHBA dhe partnerët e saj për të modernizuar, koordinuar dhe kërkuar burimet për të luftuar më mirë korrupsionin, për të frenuar financat e paligjshme, për të mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar, për të ndërtuar partneritete ndërkombëtare dhe për të përmirësuar ndihmën e huaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Po çfarë parashikon memorandumi i administratës Biden? Dokumenti parashikon ashpërsimin e luftës lundër korrupsionit brenda dhe jashtë vendit.

“Me nxjerrjen e këtij Memorandumi të Studimit të Sigurisë Kombëtare, unë vendos luftën kundër korrupsionit si një interes kryesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Administrata ime do të drejtojë përpjekjet për të promovuar qeverisjen e mirë; transparencë në Shtetet e Bashkuara dhe sistemet financiare globale; për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin brenda dhe jashtë vendit; dhe do ta bëjnë gjithnjë e më të vështirë për aktorët e korruptuar që të mbrojnë aktivitetet e tyre”, thuhet në memorandum.

Më tej, memorandumi parashikon 10 pika, me masa të forta anti-korrupsion, duke vënë në shënjestër edhe udhëheqës dhe personazhe të huaj, të përfshirë në praktika korruptive. Masat konsistojnë në bllokimin e pasurive të paligjshme, goditjen e financimeve të dyshimta, sanksione të tjera, zvogëlimin e sekretit financiar, ndryshime në legjislacion, luftë pastrimit të parave etj. Dokumenti është një mesazh i qartë për të gjithë politikanët e identifikuar dhe shpallur nga DASH si të kooptuar.

Dy ditë më parë, në 8 qershor 2021, Presidenti amerikan Joe Biden nxori një urdhër të ri ekzekutiv, për bllokimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në afera korruptive dhe që janë angazhuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Urdhri konsiderohet si një tjetër goditje për Sali Berishën, pasi është rrjedhojë e njoftimit të DASH të datës 19 maj për ta përfshirë në listën e zezë si dhe e memorandumit të datës 3 qershor për t’i shpallur luftë korrupsionit edhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Të jesh përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në korrupsionin në lidhje me Ballkanin Perëndimor, përfshirë korrupsionin nga, në emër të, ose të lidhur ndryshe me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose një zyrtar aktual ose ish-zyrtar i qeverisë në çdo nivel të qeverisjes në Ballkanin Perëndimor, të tilla si keqpërdorimi i pasurive publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;”, thuhet në pikën 5 të urdhrit.

Kjo pikë e urdhrit të Joe Biden përputhet me njoftimin e DASH të datës 19 maji 2021, për të pëfshirë Sali Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion. Urdhri është një mesazh i dyfishtë për Sali Berishën. Së pari, Berisha është subjekt i urdhrit, pasi është shpallur nga DASH non grata si i korruptuar. Së dyti, urdhri hedh poshtë propagandën e Berishës së përfshirja e tij në listën e zezë është një vendim individual i Antony Blinken dhe i diktuar nga Soros.

Njoftimi i DASH për shpalljen non grata të Berishës dhe familjes së tij (19 maji 2021)

Memorandumi i administratës së Joe Biden për t'i shpallur luftë korrpsionit edhe jashtë SHBA (3 qershor 2021)

Njoftimi i Ambasadës Amerikane për memorandumin kundër korrupsionit

Urdhri i Joe Biden për bllokimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar shqiptarë (8 qershor 2021)

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uka: 10/06/2021 19:40

    Komentet mbi Berishen dhe autoritetet e SHBA evokojne batutat e kolonel "Bertini" me Aleks Xinxen, "kreun e partise komuniste te vertete". Mgjse gazetare nuk kemi, vec ndonjehere kur merr instruksione ndonje syresh nga brefu perballe Durresit, ka rendesi te trajtohet interesi i SHBA ndaj ballkanit si kurre me pare. Urdherat ekzekutive presidencial ne SHBA i referohen "sigurise kombetare" pa ndonje kufi te qarte. Si e tille, nje president ne SHBA mund te klasifikoje cdo gje si ne cenim apo interes te sigurise se SHBA. Operimi ne kete menyre deshmon se diplomacia ne terren e SHBA (pra perfaqesuesve lokale) si dhe instrumentet e tjere te ndikimit qe kane, kane deshtuar ne menyre te plote. Dhe zgjidhja eshte tek veprimi direkt i Sekretarit te Shtetit dhe Presidentit. Per ata qe mendojne se eshte fitore, eshte, por si ajo e "Pirros". Pasiqe ndoshta me kete forme te re presioni mund te detyroje palet ne terren te bejne kompromise, porse kjo ne kurriz te pavaresise, integritetit dhe interesit te ballkanit perendimor. Permes mbeshtetjes se liderve ne krye te ketyre vendeve, si Serbi dhe Shqiperi, meqe jane nen "sqetullat" amerikane, thjesht do te fuqizojne autoritarizmin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit ne keto vende dhe rajon. BE dhe Gjermania jane jashte skenes dhe kjo eshte teper negative. Le te shpresojme se te tilla politika te SHBA ne ballkan nuk jane udhehequr nga mendje te ngjashme te "analsiteve" neper zyra te DASH e te tjera sipas parimit "rri ne vend e merr me mend". Dhe qe nxiten veprime subversive eksperimentale si ato te viteve 49 - 53. Sigurisht qe edhe nese deshton, si atehere qemoti, ato do te fitojne. Por jo vendet dhe njerzit ne ballkan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit