Urdhri i Farmacistëve e Infermierëve
"Ligji cënon autonominë financiare"

Urdhri i Farmacistëve e Infermierëve<br />
TIRANE - Ndryshimet dhe shtesat e kerkuara në projektligjet “ Për urdhërin e farmacistëve” dhe “Për urdhërin e infermierve” në Republikën e Shqipërisë parashkojnë që vjelja e taksave nga këto urdhëra t’i kalojë buxhetit të shtetit.
 
Kjo pikë është kundershtuar nga grupet e interest të farmacistëve dhe infermiereve gjatë seancës degjimore në komisionin e shëndetësisë, pasi cenohet autonomia financiare

"Gjobat ose të gjitha tarifat e vjedhura nga urdhri duhet ti mbeten urdhrit për menaxhimin apo ekzekutimin e funksioneve të tij." tha Florian Xhafa, konsulenti juridik për Urdhërin e Farmacistëve

"Ne jemi një institucion i pavarur me vetëfinancim, dmth ne vetëfinancohemi me kuota me tarifat tona edhe këto gjoba realizohen nga grupet e inspektimit të infermierëve, krijohen grupe inspektimi dhe mbikëqyrjeje që lëvizin në institucione shëndetësore mbas tyre kur ato gjejnë probleme në zbatimin e ligjit te infermierët i paraqisin në dy komisione që kemi ne, niveli parë dhe i dytë. Gjobat mbeten në buxhetin e urdhrit të infermierit ose të bëhet 50 me 50." tha Sabri Skenderi, president i Urdhërit të Infermierëve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024