TIRANË - Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ka urdhëruar sot kontrollin e të gjitha lejeve minerare në Bulqizë.
Urdhëri është lëshuar gjatë ditës së sotme, ndërsa ministri i Energjitikës, ka urdhëruar edhe ngritjen e një grupi pune, “për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar sipas detyrimeve të marrëveshjeve koncesionare dhe lejeve minerare të dhëna në zbatim të legjislacionit minerar në fuqi, në rajonin krom mbajtës Bulqizë”.
Ministria e Energjitikës dhe Industrisë bëri të ditur se, “ky grup do të analizojë realizimin e programit të koncesionit, ndërsa do të kontrollohet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar në aktivitetin minerar”.
Kontrolli do të përfshijë, gjithashtu edhe evidentimin e aktiviteteve të palicensuara që ushtrojnë veprimtari në këtë zonë. Por kontrolli nuk do ndalojë vetëm këtu.
Sipas urdhërit të ministrit Gjiknuri, në planin e punës së këtij grupi, do të jetë edhe kryerja e bilancit të rezervave të mineralit të kromit për secilën leje minerare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të tyre, ashtu sikurse bilanci i realizimit të prodhimit të mineralit në vite, krahasuar ky me prodhimin e parashikuar në programet e secilës marrëveshje dhe leje minerare.
Grupi i punës do të shqyrtojë edhe realizimin e grafikut të investimeve të kryera sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat koncesionare dhe kushteve të vëna në lejet minerare.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com