Urdhri i Infermierit, shpallen datat e
provimeve për vlerësim profesional

Urdhri i Infermierit, shpallen datat e <br />provimeve për vlerësim profesional
TIRANE - Urdhri i Infermierit njoftoi dje datat për provimin e Vlerësimit të Aftësimit Profesional për të gjithë infermierët, mamitë, fizioterapistët dhe laborantët. Provimet do të mbahen duke nisur nga data 29 prill deri në datën 8 maj, kur është dhe provimi i fundit.

Ndërkohë, sipas Urdhërit të Infermierit, listat emërore do të shpallen në 21 prill në faqen zyrtare të UISH. Gjithashtu Urdhri Infermierit njofton se të gjithë kandidatët të cilët duan të hyjnë në provim në sezonin e maj 2013,u duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen deri në 20 prill.

UISH rikujton se studentët që nuk e kanë dhënë provimin e Vlerësimit të Aftësimit Profesional, që duhet të dorëzojnë Librezën e Praktikës Profesionale të plotësuar brenda afatit të sipërpërmendur.

Ndërsa të gjithë studentët të cilët janë paraqitur në provimet e mëparshme dhe nuk e kanë marrë ose hyjnë këtë sezon për herë të parë duhet të dorëzojnë fotokopjen e Lejes së Praktikës brenda të njëjtit afat në mënyrë që të quhen të regjistruar në provim

Për kandidatët të cilët janë pajisur me Librezë Praktike, nëse duan të hyjnë këtë sezon në provim duhet të paraqiten pranë zyrave të UISH për të dorëzuar Librezën në mënyrë që të regjistrohen në provim. Për kandidatët të cilët kanë marrë Lejen e Praktikës duhet të dorëzojnë pranë zyrave të UISH fotokopjen e kësaj Leje, për të bërë regjistrimin në provim.

Provimet sipas profesioneve janë: Mami datë 29/04/2013, ora 9:00. Imazheri datë 29/04/2013, ora 11: 00. Logopedi datë 29/04/2013, ora 13:00. Teknik laboratori datë 30/04/2013, ora 09:00. Fizioterapi datë 30/04/2013, ora 11:00. Infermieri datë ,2,3,6,7,8/05/ 2013, ora 09:00 dhe ora 11:00. Gjithashtu UISH ka bërë publik edhe data e provimit të shtetit, për profesionet infermierët, mamitë, fizioterapistët, laborantët, logooedi dhe imazheri.

Provimet e shteit për këto profesione do të jepen nga data 2 maj deri në datën 22 maj. Sipas rregullit të gjithë ata që kanë arritur rezultate kaluese në provimin e Aftësimit Profesional regjistrohen direkt për provimin e shtetit.

PROVIMET E SHTETIT

E enjte datë 02.05.2013, ora 10:00, MAMI
E enjte datë 02.05.2013, ora 11:00, IMAZHERI
E enjte datë 02.05.2013, ora 15:00, LOGOPEDI
E premte datë 03.05.2013, ora 10:00 FIZIOTERAPI
E premte datë 03.05.2013, ora 12:30 TEKNIN LABURATORI
E henë datë 13.05.2013, ora 10:00 dhe ora 14:00, INFERMIERI
E martë datë 14.05. 2013 ora 10:00 dhe ora 14:00, INFERMIERI
E mërkurë datë 15.05.2013, ora 10:00 dhe ora 14:00, INFERMIERI
E enjte datë 16.05.2013, ora 10:00 dhe ora 14:00, INFERMIERI
E premte datë 17.05.2013, ora 10:00 dhe ora 14:00, INFERMIERI
E hënë datë 20.05.2013, ora 10:00 dhe ora 14:00, INFERMIERI
E martë datë 21.05. 2013 ora 10:00 dhe ora 14:00, INFERMIERI
E mërkurë datë 22.05.2013, ora 10:00 dhe ora 14:00, INFERMIERI

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.04.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës