Urdhri i infermierit, Zeçishti: Kundër
limit të moshës për presidentin 

Urdhri i infermierit, Zeçishti: Kundër<br />limit të moshës për presidentin 
TIRANE - Mosha dhe gjobat janë dy nga pikat të cilat nxitën debat gjatë diskutimit në parim të projektligjit për propozimin e ndryshimeve në ligj për Urdhrin e Infermierit dhe të farmacistit. Dr.Ylli Zeçishti gjatë diskutimit u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme vendosjen e limit të moshës.

"68 vjeç të jëtë maksimumi i moshës. Në këtë moshë pjekurie do të jetë Urdhri i Infermierit dhe Mjekut. Ne këtë standart fillon, jep dhe të shkuarën dhe të ardhmen. Prandaj unë jam kundra kufizimit të moshës." tha Zeçishti

Ndërsa ish-ministri i Shendetësisë Petrit Vasili ka parë si të pavend faktin që gjobat që mund të vendosë urdhri të shkojnë për buxhetin e shtetit.

"Thotë gjobat e hequra me përjashtim nga urdhri etj derdhen ne buxhet të shtetit. Nuk e kuptoj, këto gjoba për shkelje të këtij ligji i shkojnë, cfarë janë këtë, bëhen këta tagrambledhësh të shtetit. Penalizohet për këtë gjë dhe dhe targut do t 'i shkojnë ministrit të financave?" tha Vasili

Ndër të tjera, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ikonomi ka renditur një sërë propozimesh për ndryshim në ligj.

"Ndërlidhja e tij e vazhdueshme me Ministrinë e Shëndetësisë, raporti që ai bën një herë në vit ka nevojë për një standardizim të informacionit që ai mbledh nga aktiviteti i tij i zakonshëm dhe këtë ai t'ia vinte në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë. Si zgjidhet presidenti dhe çfarë karakteristikash ka ai. Organizimi i urdhrit në këshillat rajonal të cilët duhet të jenë në funksion të ndarjes së re administrative, do edhe një cik më shumë komunikimi që ky urdhër ka me noterimin e vazhdueshëm të anëtarit të urdhrit të vet, të respektojmë ligjin e barazisë gjinore" tha Ikonomi

Gjatë diskutimit ju bë thirrje dhe opozitës që të ishte prezent gjatë hartimit të ndryshimeve të ligjit për urdhrin e infermierit dhe farmacistit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024