Urdhri i Ministrit: Shtatzënat të
vizitohen vetëm nga mjeke femra

Urdhri i Ministrit: Shtatzënat të <br />vizitohen vetëm nga mjeke femra
PRISHTINE - Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, i ka kërkuar QKUK-së që të respektojë bindjet religjioze të pacientëve. Përmes një shkrese ai i ka kërkuar drejtorit të QKUK Njazi Gashi, që femrat me shami në repartin e Gjinekologjisë të trajtohen vetëm nga ekipi mjekësor i përbërë prej femrave. Ky veprim i Ministrisë së shëndetësisë nga drejtuesit e QKUK-së është pritur me befasi, pasi sipas tyre kjo bie ndesh me etikën mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë, i ka kërkuar që QKUK që të organizojë punën në Klinikën e Gjinekologjisë në atë mënyrë që të respektohen bindjet religjioze të pacienteve. Përmes një shkrese që i ka dërguar drejtorit të QKUK Njazi Gashi, i ka kërkuar atij që femrat me shami në repartin e Gjinekologjisë të trajtohen vetëm nga ekipi mjekësor i përbërë i përbërë prej femrave. Abdullah Kliniaku, këshilltari për informim i ministrit të shëndetësisë Ferid Agani, thotë se kjo është bërë për të zbatuar ligjin,

“Kemi konsideruar se është i nevojshëm dërgimi i këtyre shkresave pas disa ankesave që kanë ardhur nga gra të caktuara që kanë ndier nevojën për shfrytëzimin e të drejtës ligjore që i siguron ligji përkatës”, thaksoi ai.

Kërkesën e ka pranuar drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Njazi Gashi. Ai thotë se ka qenë i befasuar nga ky veprim i ministrit Agani ndërsa ka shtuar se kjo është në kundërshtim me etikën mjekësore

“Në aspektin e etikës shëndetësore kjo nuk është në rregull dhe nuk qëndron, por në aspektin e bindjeve fetare të dikujt kjo mund të qëndrojë. Unë po ju them që sa i përket QKUK-së ne nuk do të kemi probleme në zbatimin e kësaj kërkese”, tha ai.

Deri më tani stafi i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare është munduar të respektojë të drejtën e pacienteve -për të zgjedhur një gjinekologë femër. Këtë e konfirmon shefja e sallave të lindjes, Sueda Latifi.

“Në aspektin njerëzor, moral edhe etik ne kemi dëshirë dhe i krijojmë, me mundësitë që i kemi - relaks pacientes në momentet e lindjes. Këto i bëjmë nga aspekti njerëzor për të pasur pacienten rehat mos të bezdiset ajo por të krijojmë komoditet mirëpo gjithmonë nuk janë ekipet femra ngase kemi edhe shumë koleg”, deklaroi ajo.

Pavarësisht shkresave dhe detyrimeve, jo gjithë herë është e mundshme që femrave me shami tu sigurohet ekipi i përbërë vetëm nga gjinekologe femra. Gjinekologu Halil Kelmendi është i shqetësuar për këtë shkresë:

“Ka pasur raste kur pacientët kanë kërkuar doktoreshën, doktoresha ka ardhur por më pas ajo është dashur të konsultohet me kirurgun që t’ia shpëtojmë jetën. Në raste urgjente ku ta gjejmë kirurgun e gjinisë femërore që ta formojmë ekipin si kërkon pacientja. Fjala vjen, Laboranti që është mashkull dhe duhet ta me marr gjakun për analiza aty për aty,e ne ku ta gjemë laborantin femër?”, tha ai.

Halili thotë se qëllimi është ti shpëtohet jeta pacientit pa dallim gjinie. Disa punëtorë shëndetësor të cilët kanë punuar në shtetet arabe dhe aktualisht punojnë në klinikën e Gjinekologjisë i thanë radios sonë, se diçka e tillë nuk është praktikuar as në spitalet arabe ku kanë shërbyer ata.

(bota sot/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit