Urdhri i Mjekëve, partive: Spitalet
nuk janë arena të fushatës

Urdhri i Mjekëve, partive: Spitalet<br />nuk janë arena të fushatës
TIRANË – Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë iu ka dërguar një kërkesë dashamirëse dhe plot respekt, forcave politike të të gjithë venditn me qëllimin që spitalet dhe institucionet e tjera shëndetësore të mos përdoren si arena të fushatës elektorale.

“Institucionet dhe profesionistët e shëndetit në punën e tyre brenda këtyre institucioneve”, - thuhet në deklaratën e Urdhrit, - “duhet të lihen të qetë, të ushtrojnë profesionin të lirë, të pavarur, jashtë ndikimeve politike dhe çdo oferte apo ndikimi tjetër qoftë, në respekt dhe përputhje të plotë vetëm me parimet dhe principet e Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore, si Kushtetutë e tyre profesionale.

Politizimi i mjekëve dhe ndasitë e tyre të ndikuara nga politika”, - përfundon deklarata, “dëmtojnë harmoninë, bashkëpunimin dhe integritetin profesional, të cilat do të karakterizoheshin me një impakt negativ në kujdesin shëndetësor ndaj të sëmurit dhe ulin besimin e të sëmurit ndaj mjekut për shkak të këtyre ndasive dhe bindjeve të kundërta”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi