Urdhri i MSH, kontroll për
400 lloje medikamentesh

Urdhri i MSH, kontroll për<br />400 lloje medikamentesh
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë po ushtron kontrolle të imtësishme në të gjitha pikat e furnizimit me ilaçe në vend. Krahas hartimit të projektligjit të ri për ilaçet, një grup pune është në përfundim të kontrollit të medikamenteve të importuara në periudhën korrik-nëntor. Bëhet fjalë për 400 medikamente të cilat janë zhdoganuar por nuk janë lejuar të hidhen në treg, për shkak të rishqyrtimit të regjistrimit që është bërë në kohë të shkurtër ndonjëherë edhe çështje orësh.

Ardiana Çapi, Drejtore e Drejtorisë Farmaceutike tregon se Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr edhe një bar nga tregu. “Që në import kemi vënë filtra sigurie dhe kemi kapur disa barna që nuk konform formës dhe mënyrës se si ato janë regjistruar. Edhe për barnat që janë në treg kemi ushtruar kontroll pasi kemi hasur raste të falsifikimit të konfeksionit të jenë tërhequr nga tregu” thekson Çapi.

Projektligji i ri për barnat parashikon kontrolle të rrepta për 4900 tipet që qarkullojnë në tregun shqiptar. Gjithçka do të bëhet edhe përmes farmakovigjilences, pjese e agjencisë së barnave që do të ngrihet pas miratimit të ligjit. “Detyrojmë” kompanitë që të kenë një person të farmakovigjilencës i cili do ti pasqyrojë këto probleme. Në rastet kur problemet me barnat kanë qenë jashtë territorit të Republikës të Shqipërisë duhet të lajmërojë urgjentisht brenda 15 ditëve dhe agjencive mjekësore në mënyrë që të funksionojë farmakovigjilenca dhe në rast se është e duhur ky bar të tërhiqet nga tregu” thekson drejtoresha e farmaceutikës më MSH.

Faza e dytë e kontrollit të ilaçeve që konsumojmë, është receta elektronike dhe kontrolli i ilaçit në farmaci. Deri atëherë çdo pacient duhet të ketë parasysh rregulla të thjeshta të cilat kanë të bëjnë me mosblerjen e barnave pa pullën e sigurisë. Po kështu një tjetër këshillë e rëndësishme nga ekspertët është edhe ajo e mosblerjes së barnave në internet pasi është shumë e rrezikshme.


Shkrimi u publikua sot (28.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan