Sulm i organizuar? Rama-Bashës: Hedh gurët e fsheh dorën! Artist dil sqaro urdhrin për punë të molotokrates

Sulm i organizuar? Rama-Bashës: Hedh gurët e fsheh dorën! Artist dil sqaro urdhrin për punë të molotokrates

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri ndaj akuzave që kreu i opozitës, Lulzim Basha hodhi ndaj qeverisë pas sulmit me molotov të militantëve të PD në KZAZ nr.6 në Bushat të Vaut të Dejës.

Kryetari PD, Lulzim Basha i doli në mbrojtje ish-kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hilës, pas shkarkimit të këtij të fundit nga kryeministri Rama pas sulmit të ndodhur me bomba molotov në KZAZ numër 6 në Bushat, të Bashkisë së Vaut të Dejës. Sipas Bashës sulmet me molotov kundër KZAZ-së në Vaun e Dejës ishte orkestruar nga Rama. Ndërsa nga dhuna e ushtruar në Bushat e distancuar ka qenë edhe LSI.

Rama ka thumbuar Bashën me shprehjen e popullit 'hedh gurin dhe fsheh dorën', duke nënkuptuar kështu se ishte Basha ai që kishte hedhur 'gurët' në lëvizje që më pas shkaktuan edhe sulmet në KZAZ nr.6.

Ndërsa për sa i përket urdhrit të Volta Ademit për të bërë ditën e shtunë dhe të diel punë për administratën Rama e ka ironizuar duke kërkuar sqarime nga Lulzim Basha

" Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë!" shkruan Rama.

Kujtojmë se në urdhrin e ndërmarrë nga kryetarja demokrate e bashkisë së Shkodrës thuhej se ditën e shtunë dhe të diel administrata dhe të gjitha institucionet e tjera që janë në varësi të bashkisë së Shkodrës do ta bëjnë punë. Në urdhër thuhej se orari do të jetë nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:0 (kujtojmë se pikërisht në orën 19:00 ditën e diel mbyllet edhe votimi për zgjedhjet lokale). Kjo lëvizje e bashkisë Shkodër vjen për të penguar pjesëmarrjen e punonjësve në varësi të saj për të shkuar të votojnë.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi