Basha: Sulmi me molotov i orkestruar nga Rama-Doshi! Kryeministri: Zef Hila tha që shkollën e dogje ti, jepi xhevap tani

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i doli në mbrojtje Zef Hilës, i cili u shkarkua me vendim qeverie nga kryeministri Edi Rama, sot, një ditë pas sulmit me bomba molotov në KZAZ numër 6 në Bushat, të Bashkisë së Vaut të Dejës që drejtohet nga Zef Hila i zgjedhur nga PD 4 vite më parë. Një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet, e quajti Basha kryebashkiakun Hila, duke thënë se ajo që ndodhi mbrëmë në Vaun e Dejës është një skenar i organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Tom Doshi për të krijuar përplasje. Duke e dënuar këtë incident dhe duke hequr përgjegjësitë e PD-së në këtë ngjarje, Basha tha se kryeministri Rama po kërkon viktima për të mbajtur pushtetin. Ishte Policia e Shtetit e cila në një njoftim për mediat mbrëmë pas sulmit me zjarr të KZAZ-së, tha se autorët ishin rreth 250 militantë të PD-së. 

"Edi Rama ka shkarkuar sot Zef Hilën kryebashkiakun e Vaut të Dejës.Është hakmarrje personale politike, kundër një përfaqësuesi të ligjshëm, të denjë të njerëzve. Është vendim personal i Edi Ramës që përdor Këshillin e Ministrave si fasadë, dhe mercenarin Sandër Lleshi, një njeri i pa zgjedhur, i pa votuar, pa asnjë përfaqësim, për ta ndërsyer kundër njerëzve dhe opozitës. Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës.

Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin. Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm. Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte. Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin.

Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin. Dhe si përherë këto plane kriminale i bën dhe zbaton me të fortë dhe kriminelë. Ne nuk do ta lejojmë këtë plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo.Ndaj ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demorkatike, por edhe të gjithë qytetarëve, mos bini pre e provokimive dhe e skenarëve kriminalë të Edi ramës dhe shpurës së banditëve të tij. Ne jemi të fortë. Ne jemi shumicë. Ne e dimë cila është rruga përpara dhe nuk ka asgjë që na kthen mbrpasht. Ne do jemi të gjithë shumë mirë. Shqipëria do të bëhet shpejt shumë mirë. Rama dhe mercenarët e tij do të jenë shumë keq së shpejti. Ata e dinë fundin e tyre, prandaj reagojnë si egërsirat e plagosura për vdekje", tha Basha.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha se sulmi me molotov kundër KZAZ-së në Vaun e Dejës ishte orkestruar nga ai. Kreu i qeverisë i kërkon Bashës që të dalë dhe të flasë për akuzën e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, që tha në Report Tv se protestën nuk e organizoi institucioni që ai drejton por PD-ja

"Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën" thotë Rama.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 29/06/2019 08:35

    Ngele duke thene JU BEJ THIRRJE... Atcc nuk u lodhe? kujt i ben thirrje? Thirri mendjes dhe qerrohu nga kjo toke e shenjte.

    Përgjigju
  • Ana: 28/06/2019 16:01

    Por si more Lulush njerëzit e ty shtabi që ke krijuar ti si ato shtabe që krijoji babai jot Sali krimineli në 1997. Dhe vazhdon të gënjesh në ditën me diell. E kupton se çfarë njeriu je ! Pupupu dhe kijtoni se do vini në pushtet me molotovë, hajdutëri dhe gënjeshtra.Harrojeni se do vini në pushtetë o dallkauk se populli ka sy që shikon ka dhe vesh që dëgjon.

    Përgjigju
  • toni: 28/06/2019 15:59

    o lulush tjeter te besh budallain,tjeter te jesh,ti ben budallain kjo ste shpeton nga ligji

    Përgjigju
  • Sifi: 28/06/2019 15:56

    Akoma mer nashtrues ordiner vazgdon me genjeshtra. Kush hane ara qe sulmyan per gater te Ranes dhe Disgut sioas teje , nenkryetari i Vaud te Dejes me punetiret ebashkse. Mbylle gojen mer derdemen se burgu po te pret. Degjove Saliun por shteti re thyen brinjet ty dhe cdo dhunuesi te tij. Po perdire dhune shteti do fusi orangat dhe nuk ka mburoj politike

    Përgjigju
  • Sabri: 28/06/2019 15:55

    Ti ore legen burr diten e hene zhduku nga Shqiperia se na more ne qafe. Nga e shpike kete formule ti more qarraman.

    Përgjigju
  • Roza: 28/06/2019 15:21

    Dmth ti Basha thua qe Edi rama I tha nnerezve te tu te djegin e te dentò je prone. E zgjedhjeve? Dmth njerezit e tu I paskan sherbyer Rames, te paskan lene Tu? Sa keq na vjen o Bashe qe te kane lene edhe njerezit e tu.

    Përgjigju
  • dulja: 28/06/2019 15:17

    po pse more shktruese eshte burre serjose a po pse eshte ne krahun tende hyy plera

    Përgjigju
  • Tarasi: 28/06/2019 15:16

    Po re injorant ke shume te drejtë... Rama e vonoi shumë, më parë duhej të largonte atë bibën e Shkodrës edhe këdo që bën thirrje për mosbindje civile....

    Përgjigju
  • Vau Dejes: 28/06/2019 15:12

    Ma ne fund Bushati dhe Vau Dejes i çliruar prej hajnave e maskarenjve...M...erda Ti Lul e ma M...erda Zefi....zoti e baft me pagu gjithçka i ka ba ksaj zone tash 20 e kusur vjet.

    Përgjigju
  • Erik: 28/06/2019 15:08

    Fatmir Xhafa duhet te mbaje pergjegjesi per nje krim qe ka bere i vellai ne Itali ne vitin 2000, ndersa Zef Hila s'ka asnje pergjegjesi se cfare ben i biri dhe vellai gjate kohes qe ai eshte kryebashkiak. Po sikur "pergjimet" dhe provat e tjera te tregojne te kunderten o Lylzim i vyshkur?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve