Urdhri i Policisë së Shtetit për të gjitha strukturat: Fikni kompjuterët, dyshohet për sulm kibernetik! Faqja online e paaksesushme

Urdhri i Policisë së Shtetit për të gjitha strukturat: Fikni kompjuterët, dyshohet për sulm kibernetik! Faqja online e paaksesushme

Policia e Shtetit

TIRANË-  Policia e Shtetit dha urdhër për të gjithë strukturat e policisë në vend për të fikur kompjuterët mesditën e sotme. Dyshimet ishin për një sulm kibernetik, ndaj për të marrë të gjitha masat dhe verifikimet e duhura, është urdhëruar që të fiken pajisjet në strukturat e policisë.

Por përmes një reagimi policia thotë se kemi të bëjmë me një procedurë në kuadër të forcimit të sigurisë. 

"Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim. Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht", informoi sot policia e shtetit.

Ndërkohë, edhe faqja online e Policisë së Shtetit është e paaksesueshme. 

 

Faqja e Policisë e paaksesueshme

Në 2022-shin, hakerët iranianë sulmuan sistemin TIMS që paralizoi për disa orë pikat e kalimit kufitar dhe sistemin MEMEX ku regjistrohen personat që janë nën hetim. Shqipëria u godit nga hakerat iranianë me disa sulme ndaj portaleve qeveritare shqiptare, si hakmarrje për strehimin e muxhahedinëve në Durrës. Sulmi u zmbraps në bashkëpunim me Microsoft dhe NATO dhe përveç bllokimit nuk pati dëmtime të pakthyeshme në sistemet dixhitale të vendit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Siguria në plazhe/ Bllokohen 27 jet ski, skafe dhe gomone nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit

Siguria në plazhe/ Bllokohen 27 jet ski, skafe dhe gomone nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit