Urdhri: Pezullohet aktiviteti për
109 furra gëlqereje në Krujë

Urdhri: Pezullohet aktiviteti për<br />109 furra gëlqereje në Krujë
 TIRANE- Ministri i Mjedisit urdhëron pezullimin e aktivitetit për 109 furra gëlqereje në rrethin e Krujës.
 
Sipas urdhrit të firmosur nga ministri Lefter Koka furrat ishin ndërtuar në vende aspak të përshtatshme për këtë aktivitet dhe vendimi u mor  pas shqetësimeve të shumta të banorëve.

"Këto subjekte, që ishin kthyer në shqetësim për komunitetin, me ndotjen e ajrit dhe pasoja të tjera në mjedis, rezultuan që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm dhe nuk ishin të pajisura me dokumentacionin e nevojshëm mjedisor, si për ndërtimin, ashtu dhe për ushtrimin e aktivitetit", tha Valbona Ballgjini, në emër të kabinetit të ministrit të Mjedisit.  Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka shfuqizuar urdhrin nr 45 për mbylljen e aktiviteteve të kundra ligjshme të prodhimit artizanal të gëlqeres në Krujë dhe Fushjë Krujë dhe transformimin e këtij aktiviteti në zona të studiuara pasi zonat aty kanë rezultuar aspak të përshtatshëm, për këtë aktivitet.”- tha sot Valbona Ballgjini, përfaqësuese e kësaj ministrie në një prononcim për median.  

 Inspektoriati i Mjedisit ndërmori aksionin për pezullimin e këtyre aktiviteteve.

Ministri i Mjedisit kërkon mirëkuptimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë aktivitet të tillë, që nisma në fjalë nuk është ndërmarrë në dëm të biznesit dhe sipërmarrjes private, por për t’u siguruar banorëve të zonës një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. 

 Në ditët në vijim, ky dikaster do të ngrejë një grup pune, i cili me asistencën e specialistëve të mirëfilltë të fushës, do të bëjë studimin e terreneve të përshtatshme ku mund të ushtrohet ky aktivitet pa shkaktuar probleme në ndotjen e mjedisit dhe në shëndetin e banorëve

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës