'Urdhër i qeverisë!' Momenti kur ekipi serb i Crvena Zvezdas nuk lejohet të hyjë në Kosovë (VIDEO)

'Urdhër i qeverisë!' Momenti kur ekipi serb i Crvena Zvezdas nuk lejohet të hyjë në Kosovë (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i Crvena Zvezdas dhe polici kosovar në Jerinjë

KOSOVË- Dalin pamjet nga momenti kur ekipi serb i Crvena Zvezdas u ndalua sot në mesditë të hyjë në Kosovë për të luajtur për Kupë, ndaj ekipit të kategorisë së katërt Trepça. Është media serbe Telegraf.rs që publikon videon kur kampionët e Serbisë në futboll kthehen mbrapsht në vendin e tyre nga autoritetet kosovare.

Në fakt ishte Drejtori i Përgjithshëm i ekipit serb, Zvezdan Terzic i cili tentoi i pari të kalojë pikën kufitare të Jerinjës. Si shofer i një Range Rover me targa të Beogradit ai i dha një kartë identiteti policit kosovar, që mbi të gjitha nuk ishte as në sportel. Polici pa kartën dhe pasi shkëmbeu disa fjalë me Terziç ia bëri të qartë se e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë. Pasi e pyeti për arsyen, polici kosovar ia ktheu se është urdhër i qeverisë së Kosovës. Por në Trepçë nuk do të udhëtonte vetëm ekipi, por edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh nga Beogradi të cilët pasi panë se ekipi nuk u lejua të futej brenda territorit filluan koret dhe këngët para doganës së Jerinjës.

Fill pas kësaj ngjarje, e cila ishte e pritshme pasi Federata e Futbollit të Kosovës i kërkoi publikisht autoriteteve që ndeshja të ndalohej, Terziç deklaroi se "Ne të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që ndodhi, kemi ardhur vetëm për të luajtur futboll dhe për të bërë sport. Pavarësisht vendimit të FIFA-s që ndeshja të luhej në Kosovë, institucionet e Kosovës ndaluan ndeshjen. Unë isha në krye të kolonës, i pyeta pse Ne u ndaluam nga hyrja. Kur e pyeta pse, ata na thanë se ishte një vendim i autoriteteve të Kosovës. Më vjen keq që njerëzve këtu u është refuzuar një ngjarje e madhe sportive.Institucionet e Kosovës kanë treguar që kjo ishte vetëm një farsë dhe gënjeshtër Megjithëse kërkuan të anëtarësohen në FIFA dhe UEFA, ata thanë se nuk respektojnë asgjë, "

Më pas ai shtoi "Kjo është një fitore e madhe diplomatike për Yllin e Kuq dhe Federatën Serbe të Futbollit, ne morëm mbështetje nga FIFA, ndërsa gjithçka që ata thanë është vërtetuar se është një gënjeshtër, për këtë arsye kemi publikuar dokumentin që kemi marrë nga FIFA".

Si përfundim, ndeshja nuk u luajt pasi nuk mund të zhvillohej me 11 lojtarë të Trepçës në fushë, dhe u zhvendos për në datën 10 tetor në Stara Pazova, në veri të Beogradit.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Media: Xhihadistët në Siri marrin nën kontroll bazën raketore ruse

Media: Xhihadistët në Siri marrin nën kontroll bazën raketore ruse