Crvena Zvezda luan nesër në Mitrovicë, Federata: Ndaloni ndeshjen ilegale, ekipi serb mos hyjë në Kosovë

Crvena Zvezda luan nesër në Mitrovicë, Federata: Ndaloni ndeshjen ilegale, ekipi serb mos hyjë në Kosovë

Lojtarët e ekipit serb të Crvena Zvezdas

MITROVICË- Nesër kampionët në fuqi të Serbisë Crvena Zvezda luajnë në Zveçan të Kosovës, përballë Trepçës. Bëhet fjalë për një ndeshje të Kupës së Serbisë, e cila vendos përballë ekipin legjendar të ish- Jugosllavisë dhe Serbisë me ekipin e katërt të kategorisë së futbollit serb e cila ka vendosur të luajë në kampionatin serb pavarësisht se i përket territorit kosovar. 

Ardhja e një ekipi serb i cili ka promovuar hapur idenë se "Kosova është Serbi'' nuk është pritur aspak mirë nga Federata e Futbollit të Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu ka thënë për Kosova Press se një ndeshje e tillë është absurde dhe se FFK ka lajmëruar organet përgjegjëse që ta ndalojë zhvillimin e kësaj ndeshje. 

" E kemi lajmëruar Policinë, UEFA, FIFA-n, kjo ndeshje është një ndeshje ilegale dhe nuk do të lejohet të luhet. Tanimë organet shtetërore duhet ta bëjnë punën e tyre të mos lejojnë hyrjen e ekipit serb në vendin tonë. Kosova kurrë nuk ka qenë pjesë e Federatës Serbe e tash në këtë kohë ata po tentojnë me hy në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje ilegale, kjo është absurde. Shpresojmë që organet kompetente të mos lejojnë që një ndeshje e tillë të zhvillohet në territorin e Kosovës”- ka deklaruar Salihu. 

Por UEFA dha dritën jeshile që FK Trepça- Crvena Zvezda të luhej në Mitrovicë, ndërsa FFK qëndron e palëkundur në opinionin se kjo ndeshje nuk duhet të luhet brenda territorit kosovar.

Nga ana tjetër mediat serbe shkruajnë se ekipi i Crvena Zvezda do të kalojë natën në Novi Pazar, Serbi dhe më pas në orën 11:00 të 9 tetorit pritet të jenë në pikën doganore të Jerinjës. Por ato nuk përjashtojnë mundësinë që lojtarët serbë të ndalohen të futen në territorin e Kosovës nga autoritetet pasi vetë Kosova nuk ka dhënë garanci. 
Ndërkohë ndeshja është planifikuar nga Federata e Futbollit të Serbisë të luhet në orën 14:00 të ditës së nesërme, në stadiumin e Zveçanit. Edhe pse stadiumi ndodhet në anën veriore të Mitrovicës pra në atë të populluar nga minoriteti serb, nuk përjashtohet një incident i mundshëm mes shqiptarëve dhe serbëve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen