Urgjenca e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë është ndër më modernet në vendin tonë. Pas një investimi të bërë nga buxheti i shtetit, kjo urgjencë përveç infrastrukturës bashkëkohore është e pajisur edhe me aparatura të fjalës së fundit.

Për çdo shtrat urgjence ka monitor i cili mat rrahjet e zemrës, aparat tensioni dhe oksigjenimi si dhe aparate të EKG-së të cilët janë edhe më kryesorët për pritjen e pacientëve me probleme të ndryshme.

Sipas mjekëve kjo urgjencë mund të shërbejë për të gjithë qytetarët jo vetëm për ata që kanë probleme me mushkëritë.

Ky fakt është pohuar ditën e sotme edhe nga vetë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili ka pohuar se kjo urgjencë është në funksion të qytetarëve të Tiranës.

“Për këdo që nuk është i informuar, qoftë ky mjek, qytetar, apo njeri i medias, mund të shkoni të vizitoni se sa të mira i ka mjediset e urgjencës Spitali “Shefqet Ndroqi”, që është i gatshëm të presë edhe aty urgjencë” ka pohuar Beqaj.

Më herët në investimet e bëra në këtë spital u parashikua hapja edhe e pavijoneve të tjerë për pritjen e pacientëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com