Urgjenca e spitalit Shkodër, Beqaj:
Shërbim më të shpejtë dhe efikas
Banorët e Shkodrës do të përfitojnë një shërbim më të shpejtë dhe më efikas të urgjencës mjekësore, pas riorganizimit të këtij shërbimi jetik në territor. Banorët e këtij qarku, të cilët në të shumtën e rasteve përdornin mjetet e tyre për të mbërritur në spital, duke filluar nga java e ardhshme, do të shërbehen nga 9 autoambulanca, nga 5 deri më tani, të cilat janë të monitoruara nëpërmjet një sistemi elektronik gjurmimi satelitor (GPS) në çdo moment.
Banorët e Shkodrës do të përfitojnë një shërbim më të shpejtë dhe më efikas të urgjencës mjekësore, pas riorganizimit të këtij shërbimi jetik në territor. Banorët e këtij qarku, të cilët në të shumtën e rasteve përdornin mjetet e tyre për të mbërritur në spital, duke filluar nga java e ardhshme, do të shërbehen nga 9 autoambulanca, nga 5 deri më tani, të cilat janë të monitoruara nëpërmjet një sistemi elektronik gjurmimi satelitor (GPS) në çdo moment.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte dje (30/09/2016) në një takim me mjekë, infermierë e punonjës të shëndetësisë në Shkodër, ku prezantoi riorganizimin e këtij shërbimi për këtë qark. Sistemi i urgjencës deri më sot i decentralizuar, ku vendqëndrimi i autoambulancave ishin përgjithësisht në spitale, ofron tashmë një organizim të ri, ku për herë të parë, autoambulancat do të jenë të stacionuara edhe në qendra të tjera të qarkut, përveç qytetit të Shkodrës, në mënyrë që të sigurohet një mbulim sa më i gjerë dhe më i plotë i territorit.
Riorganizimi i shërbimit të urgjencës synon ndryshimin cilësor të këtij shërbimi. Ajo që po bëjmë, u shpreh Beqaj, është se “po përqëndrojmë komandimin duke
dekoncentruar flotën,” pasi sipas tij, deri më sot, “ne jemi mësuar që ambulancat tona e kishin vendin pranë urgjencave të spitaleve, dhe prej aty, niseshin për të shkuar në territor”.
Sipas kreut të shëndetësisë, me jetësimin e këtij projekti madhor të organizmit të ri të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në Shqipëri, i cili është një nga pesë objektivat kryesore të Programit 4-vjeçar të Qeverisë për Shëndetësinë, pas miratimit të ligjit në nëntor 2014, pas krijimit të institucionit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, filloi puna për optimizimin e përdorimit të burimeve që kemi. “Kishim në shërbim të qytetarëve një mjet funksional për 43 mijë banorë,” u shpreh Beqaj, duke theksuar se do të arrijmë tek “një për 25 mijë banorë, që nga marrja e një thirrjeje për urgjencë të shkurtojmë shumë vajtjen për tek thirrja, tek nevoja, e cila do të fillojë të zbatohet duke filluar nga javët e ardhshme”.
“Urgjenca është hapi i parë i mjekësisë, është porta e qytetarit që ne shkojmë dhe trokasim kur ka nevojë dhe spitali është dera ku qytetari vjen dhe troket për herë të parë kur vjen vet ose kur e sjellin me ambulancë,” tha z. Skënder Brataj, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, duke shtuar se riorganizimi i këtij shërbimi “do të sjellë një mbulim më të shpejtë, më të saktë për një marrjen në dorëzim të qytetarit nga shërbimi publik, deri në zgjidhjen me efikasitet të problemit të tij”.
Për Qarkun e Shkodrës, me një popullsi prej 215 mijë banorësh, me 31 njësi, 254 fshatra dhe qytete, një Spital Rajonal dhe dy spitale lokale, numri i autoambulancave bëhet 9 nga 5 që kanë qenë deri më sot. Me riorganizimin e këtij shërbimi, përveç autoambulancave të reja, Qarkut të Shkodrës i shtohen 16 infermierë, 15 shoferë dhe një kordinator.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.7%
-
Jo
21.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 2544
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos, thirret shtetrrethim
10 Janar, 20:43
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
‘Studio Live’/ Sulo: SPAK shtyp frenat ndaj Ramës dhe gazin ndaj opozitës! Dash Sula: Më mirë votat e emigrantëve t’i numërojë KQZ, se në rrethe i vjedhin bandat e kryeministrit
10 Janar, 19:50
-
‘E pamundur 5%’, NATO kundër planeve të Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake
10 Janar, 19:49
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 19:48
-
Përmbysja zhyt Tiranën, Vllaznia merr komandën e Superligës! Zhgënjen Dinamo, Bylis ia bën ters 2025
10 Janar, 19:46
-
Pse larja e fytyrës një herë në ditë është më se e mjaftueshme
10 Janar, 19:41
-
Janari i ftohtë dhe i kushtueshëm, 13 mln € import energjie! 950 mijë € kostoja vetëm për një ditë
10 Janar, 19:37
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14