Urgjenca kardiake, Beqaj: Shërbim
24 orë, përfituan rreth 850 pacientë

Urgjenca kardiake, Beqaj: Shërbim<br />24 orë, përfituan rreth 850 pacientë
Tiranë – Afro 850 pacientë me probleme në zemër përfituan gjatë vitit 2016 në sajë të shërbimit 24 orë në 7 ditë të javës të urgjencës kardiake, ndërkohë që u realizuan gjithsej rreth 5 mijë procedura gjatë vitit që kaloi për rreth 3700 të sëmurë kardiakë.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, vizitoi Pavionin e Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u takua me mjekët dhe infermierët, të cilët, edhe gjatë periudhës së festave të fundvitit ishin në gatishmëri të plotë në pritje të pacientëve. Vetëm gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, janë 13 pacientë të cilët arritën të bënin procedurat e kardiologjisë mini-invazive.

Në periudhën e ndërrimit të viteve, të festave, funksionon urgjenca kardiake në QSUT, që është praktikisht urgjenca kardiake në të gjithë Shqipërinë, nga e premtja pasdite deri sot (04/01/2017) në mëngjes janë 13 vetë, të cilët kanë arritur të bëjnë këtu procedurat e kardiologjisë mini-invazive, që në radhë të parë, është avantazh për shëndetin e tyre, lajm i mirë për familjen, po edhe padyshim, më tej lajm i mirë edhe për vendin, sepse kemi shmangur qoftë fatalitete, qoftë invaliditete afatgjata”, u shpreh ministri Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë shprehu, gjithashtu, edhe falënderimet për punën e bërë nga mjekët dhe infermierët e këtij reparti. “Para dy vitesh, apo 10 vite më parë, kjo gjë nuk mendohej, por sigurisht, është momenti që bashkë me urimet e vitit 2017, për një vit më të mbarë, me më shumë shëndet! Përgëzimet shkojnë, në radhë të parë për mjekët dhe infermierët që punojnë këtu, për drejtuesit e shërbimit Universitar, dhe padyshim, për drejtuesit e spitalit, të cilët, të gjithë bashkë, kanë krijuar një ansambël që bën të mundur që në vijimësi ne të arrijmë që në vitin 2016, - që është viti i parë që në 12 muaj kemi urgjencën kardiake 24/7, - të realizojmë këtu 830 urgjenca, me raste me individë! Sigurisht, procedurat janë shumë më tepër, dhe të krijojmë një bazë solide që të arrijmë për herë të parë vetëm në QSUT të përballojmë më shumë se 3500 pacientë”, theksoi Beqaj.

Ministri njoftoi, gjithashtu, se duke nisur nga mesi i vitit 2017, ky shërbim do të ofrohet edhe në Spitalin Rajonal të Fierit. “Edhe viti 2017 është vit me sfida. Ne duam ta zgjerojmë këtë shërbim, ta konsolidojmë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ta konsolidojmë në Shkodër. Shpresojmë në mes të vitit të hapim këtë shërbim edhe në spitalin Rajonal të Fierit, dhe sigurisht, do të përpiqemi që të përmirësojmë edhe mjediset në reanimacionin e Kardiologjisë, i cili në fakt punon mbi kapacitet, pikërisht sepse ne krijojmë volum shumë më të madh pune”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë.

Nga ana e tij, Prof. Dr. Artan Goda, shef i shërbimit të Hemodinamikës në QSUT, i cilësoi si rekord rezultatet e arritura gjatë vitit 2016. “Gjatë vitit 2016 u arritën rezultate rekord në ndërhyrjet kardiake, qofshin këto të planifikuara apo urgjente.

Gjatë këtij viti, përfituan nga ndërhyrjet, qofshin këto koronarografi apo (ndërhyrje) angioplastike koronare, vendosje të stent-eve, rreth 3700 të sëmurë, në të cilët u realizuan rreth 5 mijë procedura në total.

Ky është një numër mjaft i lartë për cilëndo qendër të çdo niveli, nga të cilat u realizuan afro 850 urgjenca kardiake në orët e natës dhe në ditët e pushimit, urgjencat, në të cilat, shumicën dërmuese të rasteve ishin me infarkte akute të miokardit, ku realizuam hapje të enëve të gjakut të mbyllura dhe vendosje të stent-eve intrakoronare”, theksoi Dr. Goda.

Fjala e plotë i Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj:
"Në periudhën e ndërrimit të viteve, të festave, funksionon urgjenca kardiake 24/7 në QSUT, që praktikisht urgjenca kardiake në gjithë Shqipërinë, nga e Premtja pasdite, deri sot (04/01/2017) në mëngjes janë 13 vetë, të cilët kanë arritur të bëjnë këtu procedurat e kardiologjisë mini-invazive, që në radhë të parë është avantazh për shëndetin e tyre, lajm i mirë për familjen, po edhe padyshim më tej, lajm i mirë edhe për vendin, sepse kemi shmangur qoftë fatalitete, qoftë invaliditete afatgjata.

Para dy vitesh apo 10 vite më parë kjo gjë nuk mendohej, por sigurisht është momenti që bashkë me urimet e vitit 2017, për një vit më të mbarë, me më shumë shëndet! Përgëzimet, shkojnë në radhë të parë për mjekët dhe infermierët që punojnë këtu, për drejtuesit e shërbimit Universitar, dhe padyshim, për drejtuesit e spitalit, të cilët, të gjithë bashkë, kanë krijuar një ansambël që bën të mundur që në vijimësi, ne të arrijmë që në vitin 2016 që është viti i parë që në 12 muaj kemi urgjencën kardiake, të realizojmë këtu 830 urgjenca, me raste me individë, - sigurisht, procedurat janë shumë më tepër, - dhe të krijojmë një bazë solide që të arrijmë për herë të parë vetëm në QSUT të përballojmë më shumë se 3500 pacientë.

Edhe viti 2017 është vit me sfida. Ne duam ta zgjerojmë këtë shërbim, ta konsolidojmë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ta konsolidojmë në Shkodër. Shpresojmë në mes të vitit të hapim këtë shërbim edhe në spitalin Rajonal të Fierit, dhe sigurisht, do të përpiqemi që të përmirësojmë edhe mjediset në reanimacionin e Kardiologjisë, i cili, në fakt, punon mbi kapacitet, pikërisht sepse ne krijojmë volum shumë më të madh pune"
.

Intervista me Prof. Dr. Artan Goda, shef shërbimi i Hemodinamikës në QSUT:
"Gjatë vitit 2016 u arritën rezultate rekord në ndërhyrjet kardiake, qofshin këto të planifikuara apo urgjente. Gjatë këtij viti përfituan nga ndërhyrjet, qofshin këto koronarografi apo (ndërhyrje) angioplastike koronare, vendosje të stent-eve, rreth 3700 të sëmurë, në të cilët u realizuan rreth 5 mijë procedura në total. Ky është një numër mjaft i lartë për cilëndo qendër të çdo niveli, nga të cilat u realizuan afër 850 urgjenca kardiake në orët e natës dhe në ditët e pushimit. Urgjencat, në të cilat, shumicën dërrmuese të rasteve ishin me infarkte akute të miokardit, ku realizuan hapje të enëve të gjakut të mbyllura dhe vendosje e stent-eve intrakoronare.

Po ashtu, pati një rritje të numrit të pacemaker-ave, të cilat korrigjojnë bllokimet e rrahjeve të zemrës, si dhe u rrit, po ashtu, edhe numri i disa ndërhyrjeve supermoderne, siç janë vendosjet e defibrilatorëve të implanuteshëm në të sëmurët me isufiçencë kardiake, apo vendosja e pacemaker-ave biventrikularë në këta të sëmurë, pajisje këto, të cilat janë mundësi për përmirësimin dhe zgjatjen e jetës (së pacientit) me një sëmundje të tillë, siç është isufiçenca kardiake, (një sëmundje) mjaft e rrezikshme"
.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit