Me rastin e mbledhjes së parë të Qeverisë së re që u mbajt në qytetin historik të Vlores sonë të dashur, i shpreh kryeministrit Rama, ministrave, Parlamentit të ri, koalicionit fitues “Për Shqipërinë Europiane” dhe gjithë shqiptarëve suksese në misionin e madh të Rilindjes së Shqipërisë. Njëkohësisht, dua të shpreh mbështetjen time të plotë për qeverinë Rama dhe të gjithë ministrat e saj për sa kohë ata do qeverisin me ndershmëri e në të mirë të Shqipërisë.
Besoj e shpresoj që qeveria Rama do të jetë një qeveri krejt ndryshe nga qeveritë e derisotme: Qeveri e popullit dhe për popullin; Qeveri që prodhon energji pozitive dhe mobilizon qytetarët e vet në misionin e madh të Rilindjes së Shqipërisë; Qeveri që i mbron qytetarët e saj dhe jo si qeveria Berisha që i vrau ne bulevard, apo shkrumbosi në vullkanin e korrupsionit në Gërdec.
Qeveria Rama është qeveria e shpresave tona ndaj meriton mbështetjen e të gjthë shqiptarëve (kudoqofshin ata-në Shqipëri dhe në imigracion), pra edhe të qindra mijëra opozitarëve që nuk janë pjesë e klanit kriminal të Sali Berishës.
***
Mendoj se mbajtja e mbledhjes së parë të Qeverise së re në Vlorë është një gjetje simbolike e mrekullueshme dhe dëshmon edhe vizionin e ri atdhedashës e bashkues të qeverisë së koalicionit fitues. Qyteti i Pavarësisë dhe i qeverisë së parë të Shqiperisë, qyteti që ka qenë në ballë të ngjarjeve madhore të historisë së kombit tonë, e meriton të jetë edhe qyteti ku fillon punën qeveria e dalë nga vota referendare e popullit që shembi diktaturën berishiane. Nëse 100 vjet më parë në Vlorë u krijua shteti shqiptar, sot pas pas një shekulli Shqipëria pothuajse nuk ka shtet, sepse humbësi i madh Berisha dhe klika e tij e zhbënë shtetin, shkatërruan vendin e grabitën pasuritë publike deri në minutat e fundit të qeverisjes së tyrë. Mazhoranca e re ka shansin e madh dhe misionin e vështirë të bërjes së shtëtit në përputhje me standartet demokratike të Bashkimit Europian ku synojmë të pranohemi. Dhe bëhet shumë mirë që këtë vepër madhore po e fillon nga Vlora jonë e dashur.
***
Fillimi duket i mbarë dhe shpresëdhënës. Kryeministri Rama dhe mazhoranca e re vendosën të bëjnë një hap të rëndësishëm në ndarjen e pushtetit Legjislativ nga ai Ekzekutiv. Ndonëse Kushtetuta sanksionon ndarjen dhe balancimin e tre pushteteve, praktikisht ky parim po vihet në zbatim për herë të parë. Uroj që në reformën e Kushtetutës që duhet bërë sa më shpejt, të sanksionohet qartë se deputeti nuk mund të mbajë asnje post ekzekutiv. Deri më sot Parlamenti, Gjyqësori, Prokuroria dhe të gjitha institucionet shtetërore praktikisht janë nën thundrën e Ekzekutivit. Ishte skandaloze fyerja, kërcënimi, shpërfillja dhe tallja që kryeministri Berisha dhe ministrat e tij i bënin Parlamentit duke u krekosur nga podium i ngritur përballë dhe më lart nga aty ku uleshin deputetët e tjerë. Tamam siç bënte Byroja Politike në kohën e diktaturës. Mbase do të ishte domethënëse që Kryeministri Rama kur të shkojë në Parlament të mos ulej në atë podium, por me grupin e tij parlamentar.
Fakti se në qeverinë Rama për herë të parë femra shqiptare ka një përfaqësim të rëndësishëm e dinjitoz dëshmon edhe për një sjellje emancipuese të lidershipit të mazhorancës së re. Mosha e re e anëtarëve të qeverisë Rama është një zgjedhje tjetër shumë pozitive që mundëson përballimin e punëve të mëdha që do ketë kjo qeveri. Energjia, pasioni e përkushtimi i tyre e bëjnë qeverisjen më energjike, më dinamike, më efektive.
***
Për herë të pare gjatë këtyre 23 viteve, kryeministri Rama aplikoi një mënyrë transparente e demokratike duke bërë publike përbërjen e qeverisë së re shumë kohë para marrjes së detyrës. Kjo ka disa anë pozitive dhe më poshtë do ndalem ne tre prej këtyre.
Së pari, iu dha kohë e mjaftueshme qeverisë në ikje dhe gjithë institucioneve shtetërore të bëjnë skanimin e ministrave të qeverisë së re dhe nëse kanë fakte kompromentuese për ta, t’i bëjnë publike dhe të veprojnë sipas ligjit.
Së dyti, edhe opinion publik e mediatik patën mundësinë të japin opinionin e tyre për secilin nga ministrat dhe të bëjnë transparencën e tyre.
Deri më sot as Berisha, as Prokuroria, as SHISH, as Presidenti, as Gjyqësori, apo institucione të tjera nuk kanë denoncuar me fakte ndonjë nga ministrat e qeverisë Rama. Kjo dëshmon se ministret dhe ministrat e qeverisë së re gëzojnë integritetin e nevojshëm për të marrë përsipër detyra publike. Personalisht unë i njoh disa nga anëtarët e qevrisë së re, disa prej tyre që nga koha studentore. Uroj që konsideratat e larta që kam për ta të forcohen edhe më tej gjatë qeverisjes së tyre me ndershmëri.
Së treti, qeveria e re dhe ministrat e saj ka kohë që po parapërgatiten për qeverisjen. Madje edhe për t’i dëshmuar me vepra Berishës se do të dijnë jo vetëm t’i lexojnë dosjet e qeverisë së tij, por edhe do të denoncojnë e ndëshkojnëe abuzimet dhe korrupsionin e Berishës dhe klanit të tij.
***
Sali Berisha, shakaxhi i përparimit dhe arkitekti i rrënimit dhe varfërimit të Shqipërisë, duhet të marrë sa më parë ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Populli nuk do të pranojë asnjë justifikim të mazhorancës së re nëse urdhëruesi i terrorit shtetëror të 21 Janarit 2011 dhe banda e tij nuk do të vihen në bankën e të akuzuarve. Nuk mund të ketë Rilindje të Shqipërisë nëse do vazhdojë tradita e derisotme e mosndëshkimit të krimit dhe korrupsionit të pushtetarëve.
***
Besoj se sot çdo shqiptar e kupton se Rilindja e Shqipërisë nuk do arrihet lehtë dhe as mund të bëhet vetëm nga Qeveria, sado e ndershme dhe efektive të jetë ajo. Rilindja e vendit tonë të dashur, bërja e saj një vend i denjë për anëtarësimin në Bashkimin Europianë kërkon punën dhe përkushtimin e çdo shqiptari, përfshirë edhe ne që jemi në imigracion. Do të jene përpjekjet e përbashkëta dhe perkushtimi individual për qëllimin e përbashkët të Qeverisë, Parlamentit dhe çdo qytetari (pra edhe të opozitës), që do mundësojnë Rilindjen dhe begatimin e Shqipërisë sonë të dashur.
Le ti japim pra të gjithë sëbashku urime dhe mbështetje Qeverisë Rama!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.08.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com