Lulzim Basha u rikthye në krye të PD edhe me premtimin për bashkëpunim të ngushtë me perëndimin, por kur kanë kaluar rreth 72 orë nga kthimi i tij, nuk ka marrë asnjë urim nga ndërkombëtarët.
Ajo që ra më shumë në sy gjatë këtyre 72 orëve, nuk ishte zhurma që prodhoi procesi, kontestimet mbi të, bojkoti i deputetëve, por edhe heshtja e faktorit ndërkombëtar. Askush nuk e uroi Lulzim Bashën. As përfaqësitë diplomatike në Tiranë, as Partia Popullore Europiane, as partitë simotra në Gjermani, Itali apo vendet e tjera të BE.
Asnjë urim Lulzim Bashës nuk i erdhi as përtej oqeanit, nga partnerët amerikanë, duke e bërë të parën herë që ndërkombëtarët heshtin.
Megjithatë, sytë e tyre janë drejt Partisë Demokratike dhe zhvillimeve brenda saj. Burime i thanë Report TV se Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë zhvilluar në fillim të javës së shkuar një takim informal në Tiranë me Zv. Ambasadorin e ri Amerikan. Por, ky takim nuk është bërë publik nga asnjëra prej palëve.
Ndërkohë po gjatë javës së shkuar Jorida Tabaku ishte në Bruksel ku u takua me Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi, David Mcallester, apo Zv Kryetarin e Grupit të CDU/CSU Johan Wadephul.
Rikthimi në krye të PD i Lulzim Bashës u shoqërua me kundërshtime të forta brenda asaj që njihet si PD zyrtare. Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku, dikur dy bashkëpunëtorët më të afërt të Bashës dolën kundër procesit mbi të cilin ai vendosi të rikthehej.
Në pikëpyetje mbetet fakti nëse lidhet ky qëndrim edhe me heshtjen e faktorit ndërkombëtar për rikthimin e Lulzim Bashës?
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3168
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
I dhj….rë , por krenar!
27 Nëntor, 18:05
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47