Urimi emocionues i Princeshës Elia
Zaharia për festën e Pavarësisë 

Urimi emocionues i Princeshës Elia<br />Zaharia për festën e Pavarësisë 
Princesha Elia Zaharia, bashkëshortja e princ Lekës, në një postim në rrjetin social Facebook, ka uruar përmes një mesazhi të gjatë dhe plot emocion festën e pavarësisë së Shqipërisë.

Elia, në emër të familjes mbretërore, ka uruar përzemërsisht të gjithë shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme të kombit shqiptar që na bashkon si popull kudo ku jetojmë.

Zaharia në postimin e saj përgëzon arritjen e madhe të Reformës në Drejtësi, por inkurajon për më tej fillimin sa më parë të procesit real ku Shqipëria të pastrojë veten nga korrupsioni në gjykata që cenon sovranitetin dhe lirinë tonë, shkruan princeshë Elia .

Elia shkruan gjithashtu se familja mbretërore, edhe në këtë ditë të shënuar si në çdo ditë tjetër të zakonshmë, mbetet e përkushtuar ndaj të drejtave të popullsisë së Çamërisë, të cilat kërkojnë zgjidhje dhe mbështetje nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë dhe kombëtar. 

Statusi i plotë në Facebook: 

Te dashur bashkatdhetare, motra dhe vellezer, shqiptare kudo qe ndodheni!

Familja Mbreterore ju uron perzemersisht nga Presheva ne Cameri, Diten tone Kombetare, ngjarjen me te rendesishme te kombit shqiptar qe na bashkon si popull kudo qe jetojme.

Pavaresia e Atdheut dhe perpjekjet e panumerta te Eterve te Kombit per te arritur valevitjen e Flamurit tone te bekuar kuq e zi, eshte dhe do te jete gjithmone udherrefyesi dhe frymezimi yne drejt nje te ardhme me te bukur per mbare popullin shqiptar.

Gjate ketyre 104 viteve pavaresi, vendi yne ka kaluar ne sakrifica, luftra te brendshme dhe te jashtme, tallaze te panumerta, por gjithmone ja kemi dale te shohim perpara ne shtetformim dhe paqe. Ne kete vend kane lindur dhe vazhdojne te lindin heronj te bujshem dhe heronj te pabujshem, te cilet me dashurine e tyre pa kushte per atdheun, kane ndihmuar qe Kombi te ece perpara. Mos harrojme ne kete dite te shenuar te gjithe martiret e sakrifikuar ne kohera te erreta ne Shqiperi dhe Kosove, te cilet dhane jeten e tyre per Lirine.

Dhe ne sot kremtojme Lirine!

Ne emer te kesaj Lirie te fituar me gjak dhe sakrifice, i bejme thirrje Popullit Shqiptar te distancohet nga shfaqjet ekstremiste qe synojne imponimin e ideologjive aspak ne perpuethshmeri me harmonine fetare qe na karakterizon si komb prej shekujsh. Kjo harmoni fetare e sinqerte eshte nje vlere e vyer qe mund tu sherbeje si shembull i paster tolerance vendeve te trazuara.

Kremtimimi I Dites se Flamurit na ben besimplote per realzimin e nje sere aspiratash dhe angazhimesh te vendit tone per t’u bere nje shtet me i konsoliduar.

Familja Mbreterore uron per arritjet e deritanishme te reformes ne drejtesi, si edhe inkurajon fillimin sa me pare te procesit real ku Shqiperia te pastroje veten nga korrupsioni ne gjykata, qe cenon sovranitetin dhe Lirine tone.

Ne si shoqeri nuk duhet te na trembe ky katarsis, pasi eshte jetike ti leme trashegimi brezave qe vijne nje Atdhe qe do ta mbajne me krenari ne zemer, nje Atdhe mikprites ku respektohen te drejtat e tyre, nje Atdhe qe fton dhe jo qe perjashton, nje Atdhe nga i cili nuk do ikin me, por do te ndertojne te lumtur te ardhmen e tyre prane prinderve, gjysherve dhe rrenjeve shekullore, nje Atdhe te Lire !

Urojme qe zgjedhjet e ardhshme te mos percajne shoqerine tone, por perkundrazi te na bejne me te pergjegjshem dhe solidare. Politika luan nje rol te rendesishem ne mbarevajtjen e nje vendi, por ne asnje menyre nuk duhet te lejojme qe ajo te polarizoje jeten tone, familjet tona, historine tone te perbashket, vlerat dhe traditat e shqiptarit.

Te njejten gje do te uronim edhe per zgjedhjet ne Maqedoni, ku faktori shqiptar duhet te jete me i bashkuar se kurre per te perballuar ekstremizmin e segmenteve te veçanta qe cenojne lirite dhe te drejtat e popullsise shqiptare. Votuesit shqiptare duhet te jene te kujdesshem per te besuar voten e tyre te shenjte aty ku Ata do te jene te perfaqesuar me dinjitet te plote. Heshtja ndaj mohimit te te drejtave te shqiptareve, heshtja ndaj dhunes ne Lagjen e Trimave, heshtja ndaj pazareve ne kurriz te njerezve te ndershem, duhet marre fund !

Familja Mbreterore Shqiptare, ne kete dite te shenuar, si edhe ne cdo dite te zakonshme te vitit, mbetet e perkushtuar ndaj te drejtave te popullsise se Camerise, te cilat kerkojne zgjidhje dhe mbeshtetje nga te gjithe faktoret e brendshem dhe nderkombetare !

Ne kete dite te bekuar le te mbreteroje “paqja dhe bashkimi ne sherbim te Kombit, me besim ne Zot dhe ne Atdhe.“

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh

Artan Gaçi sërish në SPAK, bashkëshorti i ish ministres Xhaçka po merret në pyetje prej disa orësh