Urimi i Krishtlindjes, Nishani
korrigjon veten me gafë tjetë

TIRANE- Në urimin që Presidenti Bujar Nishani përcolli pasditen e djeshme për të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë lindjen e Krishtit kreu i shtetit uronte “ditën e shenjtë të Ringjalljes". Duke ngatërruar Lindjen e Krishtit (Krishtlindjen) me atë të Pashkëve, kur festohet ringjallja e Krishtit.

Pasi mediat i vunë në dukje gafën Presidenti është përpjekur ta korrigjojë mesazhin, por në vend që të ndreqë e ka prishur.
Në mesazhin e korrigjuar përdoret termi “Ngjallje” .
 
“Gëzuar ditën e shenjtë të Ngjalljes.”- shkruan Nishani, një term sipas të cilit nëse i referohemi Fjalorit ka të njëjtin kuptim, pra ngjallje nga të vdekurit.

KUPTIMI I 'NGJALL' DHE 'RINGJALL' I SHPJEGUAR NGA FJALORI I GJUHES SHQIPE
Duke iu referuar fjalorit të gjuhës shqipe të dyja termat kanë kuptim të njëjtë

NGJALL-  “Kthej përsëri në jetë dikë që mendoj se kishte vdekur; kthej në jetë një të vdekur, ringjall (sipas paragjykimeve fetare ose bestytnive)

RINGJALL- Kthej përsëri në jetë, ngjall përsëri.

NISHANI DEKLAROI SOT :"Ringjallja", ishte lapsus
Pas vizitës në Katedralen Ortodokse, i pyetur për gabimin në mesazhin e tij, Nishani tha “Ka qenë në momentet e shkrimit një lapsus duke pasur parasysh në terminologjinë e besimtarëve të krishterë u përdor fjala ngjallje, por në kontekst i gjithë fjalimi është shumë i qartë”.
 
URIMI I KORIGJUAR I  NISHANIT
24 dhjetor 2013

Të dashur, të nderuar dhe të respektuar, besimtarë kristianë,
Ju uroj nga zemra;
Gëzuar Krishtlindjet.
Gëzuar ditën e shenjtë të Ngjalljes.
Gëzuar këtë festë të madhërishme që ngroh zemrat, ndriçon shpirtrat, kthjellon mendjet.
Krishtlindjet, duke qenë festë e Ngjalljes, janë vetvetiu edhe festë e shumëçkaje tjetër që Ngjallja nënkupton dhe përcjell; festë e urtësisë, mirësisë, mirëkuptimit, afrimit, pajtimit, paqes, gjallërisë, zbukurimit dhe begatimit të jetës.
Festa e Krishtlindjeve këto i arrin përmes evokimit të virtyteve më të larta njerëzore; dashurisë, mëshirës, respektit, mirësjelljes, qytetarisë.
Kjo festë e shenjtë, na jep rastin të dëshmojmë se detyrimet e pashmangshme njerëzore nuk i harrojmë por i kujtojmë. E jo vetëm i kujtojmë, por edhe i zbatojmë.
Të tilla detyrime, që përmes kësaj feste kujtojmë dhe ripërtërijmë, janë mes tjerash; Ndjeshmëria ndaj njerëzve fatkeqë dhe në nevojë; obligimet ndaj të moshuarve, përkujdesjet ndaj të sëmurëve, të braktisurve; mëshira për të vobektit dhe gatishmëria për t’i ndihmuar ata dhe të tjerët të ndjehen njerëz si gjithë njerëzit, etj.
Për të gjitha këto, na duhet shumë punë, që patjetër duhet t’i kryejmë, dhe shumë sakrifica, që patjetër duhet t’i vuajmë. Se vetëm ashtu do dëshmojmë para vetes dhe Krijuesit, se jemi njerëz dhe mëshirën e Tij e meritojmë.
Urimet më të sinqerta për një krishtlindje të kthjellët, të begatë, dhe shpresëdhënëse për të gjithë.

Gëzuar!


nishani mesazhi
(Ne foto: Deklarata e korrigjuar e Nishanit, ku perdoret termi "Ngjallje")


nishani

(Ne foto:Mesazhi i pare, ku përdoret termi Ringjallje)

fjalori


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet