Një urim i veçantë ka ardhur nga ana e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në ditën kombëtare të Flamurit. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook Ambasada Amerikane i uron të gjithë qytetarët për përvjetorin e 106 të Pavarësisë së Shqipërisë. përmes statusit të publikuar në faqen e facebook-ut, Ambasada amerikane evidenton tiparet dhe shpreh virtytet më të larta të si, besa, mikpritja, veshjet popullore, bukuritë natyrore dhe thjeshtësinë e shqiptarëve.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Ne i kërkuam personelit tonë amerikan të na tregonin me një fjalë apo frazë se çfarë u pëlqente nga Shqipëria. Ky poster përfaqëson një koleksion të disa prej gjërave tonë më të dashura të Shqipërisë dhe është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për këtë vend të mrekullueshëm. A i gjeni dot fjalët?, përpiquni të gjeni të gjitha fjalët, dhe shkruajini ato në hapësirën e komenteve mëposhtë. Le të shohim se sa do të gjeni!”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
A i gjeni dot fjalët? Shkarkoni posterin me rezolucion të lartë këtu
Lajmi kryesor: