Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka zgjedhur të kalojë të dielën larg Tiranës, në një zonë bregadetare nga ku ka uruar edhe besimtarët katolikë për kremtimin e pashkëve.

Ajo ka postuar një foto ku mban në dorë disa guacka, ku shkruan "Gëzuar Pashkët".

Foto e postuar nga Rudina Hajdari

Rudina Hajdari është edhe themeluesja e Partisë 'Bindja Demokratike', dhe pritet që të martën ta regjsitrojë atë në KQZ dhe në Gjykatë. E marta është edhe dita e fundit  e regjistrimit në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kjo lëvizje vjen pas boshllëkut të krijuar me daljen e grupit parlamentar të PD dhe djegies së mandateve nga ana e deputetëve opozitarë.