Humbja 1-0 në finalen e Champions League mërziti shumë tifozët e Interit, por megjithatë shumë u ndienjë krenar për lojën që skuadra bëri. Në këtë grup bën pjesë edhe presidenti Stiven Zhang, i cili pasi uroi Manchester City-n tha se ka nisur puna për një Inter akoma më kompetitiv për sezonin e ardhshëm.

“Është pjesë e sportit të fitosh dhe të humbësh. Dua të falënderoj të gjithë stafin dhe lojtarët për një lojë të jashtëzakonshme. Dhe urime Cityt për sezonin e tyre. Jemi krenarë që luajtëm në këtë finale, kemi luajtur kundër më të mirëve dhe pa frikë kemi demonstruar cilësitë tona.

Mentaliteti i lojtarëve tanë është i nivelit të lartë dhe kjo duket. Ne nuk jemi inferiorë ndaj askujt. E ardhmja? Është një sezon pozitiv për të reflektuar. Tashmë kemi filluar të planifikojmë për të ardhmen, tashmë po punojmë për sezonin e ardhshëm. Lojtarët që kanë pasur një sezon të mirë do të vazhdojnë me ne,”-tha ai.

 


Lajmi kryesor:

Guardiola shkruan historinë, askush si ai! Kërcënon Real Madridin: Kujdes, do afrohemi me ju shumë shpejt