Ish-mjeku i Michael Jackson ka shokuar publikun dhe fansat e këngëtarit me deklaratën e tij më të fundit për të. Conrad Murray ka deklaruar se babai i këngëtarit e steriliozoi të birin për të parandaluar zhvillimin tek ai, në mënyrë që këngëtari të vazhdonte të kapte notat e larta.
Joe Jackson është babai më i keq që mund të ketë një fëmijë. Shpresoj që Joe Jackson të jetë duke u djegur në ferr.
Conrad Murray, mjeku i këngëtarit
Murray gjithashtu u shpreh se Jacksonit iu injektuan hormone kur ishte 12 vjeç në përpjekje për t’i kuruar aknet dhe për të ndaluar zërin e tij të thellohet. Mjeku personal i Jackson u dënua me dy vjet burg për vrasjen e pavullnetshme të ikonës së muzikës pop.
Babai i yllit të popit, Joe Jackson u nda nga jeta disa javë më parë si pasojë e betejës së humbur me një sëmundje të rëndë.