Genta Gjalpi u bë e famshme pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother”, dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite. Ajo shpesh merr vëmendjen e publikut për shkak të fotove provokuese që publikon në profilin e saj në Instagram.

Mirëpo përvecc komplimenteve të shumtë nuk mungojnë edhe kritikat e shumta nga ndjekësit e saj. Së fundmi ish-banorja ka marrë një mesazh shumë të frikshëm nga një ndjekës dhe e ka bërë publik në rrjetin social.

(Mesazhi i publikuar nga Gneta Gjalpi)

”Vjet bëre aksident, por nuk vdiqe, sivjet uroj me shpirt të vdesësh nuk e meriton të jetosh, je shumë femër e keqe, mjerë ata prindër që të kanë,”- i ka shkruar një nga ndjekësit e saj.

 “Ky esht sms me i neveritshem qe kam mar ne jeten time...nuk i kapa dot emrin se me beri block, por hera e vetme qe jam ndjer tmeresisht keq,”- shkruan Genta krahas mesazhit që ka publikuar.