Një prej rasteve të rralla është publikuar në mediat e huaja, ku një familje braziliane që bën tifo për Brazilin në Kupën e Botës kanë nga gjashtë gishta në duar, disa prej tyre edhe në këmbë.
15 anëtarë të kësaj familje janë bërë të njohur për anomalinë e pazakontë që kanë në fizikun e tyre. “Familja Gjashtë” vuan nga një çrregullim i rrallë gjenetik, i quajtur polidaktili, që mendohet të jetë trashëguar në familjen da Silva prej katër brezash.
Ndërkohë kombëtarja e tyre, Brazili që luan në ‘Katar 2022’ numëron deri më tani 5 Kupa Bote, “Familja Gjashtë” bën tifo që edhe numri i kupave në kompeticionin më të vështirë të planetit të jetë 6. Për mediat e huaja ata janë shprehur të sigurt në fitoren e kupës së gjashtë botërore nga Brazili.