Besar Spahiu është kampioni i ri i Shqipërisë në sportin e bilardos disiplina 8-Gurë.
Bilardisti i ekipit të Tiranës u përball në finale me Ernesto Gjonin, i cili përfaqësonte Besëlidhjen e Lezhës. Në përfundim të një loje që zgjati jo pak, Besar Spahiu ia doli të triumfonte me rezultatin 5-8.
Në vendin e dytë u rendit Ernesto Gjoni, përfaqësues i Besëlidhjes Lezhë. Vendi i tretë u nda mes durrsakut Ermal Dylit e Julian Xhafës të Apolonisë, Fier.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm Presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos & Snookerit, z. Edmond Loku, trajneri i KS Tirana, z. Ylli Gordani, si edhe prof. Roland Panozaqi, i cili dorëzoi kupën për kampionin Besar Spahiu.
Komente








