Trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Del Boske ka folur gjatë pas derbit të Madridit mes Realit dhe Atletikos. Tema që ka marrë më shumë diskutim ka qenë incidenti mes Arbeloas dhe sulmuesit brazilian, Costa, i cili do të pjesë e kampionëve të botës në botërorin e Brazilit.

Del Boske pas incidenteve në fushë ka deklaruar “Ka episode dhe gjëra që nuk më pëlqejnë, këto sjellje në fushë janë të patolerueshme. E di që është futboll dhe mund të ndodhin, por mua nuk më pëlqejnë. Gjithsecili ka për detyrë të përqendrohet te loja dhe të mbrojë skuadrën e tij” deklaroi ai.

Ndërsa më pas foli edhe për aspektin pozitiv të ndeshjes që ishte paraqitja e Jese, për të cilën la të hapur grumbullimin në Brazil.

“Jese është një nga ata lojtarë që mund t’i bashkohet kombëtares. Jese bën pjesë në grupin e futbollistëve me rendiment të mirë dhe kandidat për t’u grumbulluar”. Ndërsa përsa i përket derbit deklaroi se Atletiko e ka shumë të vështirë që ta kthejë rezultatin.


d.b/shqiptarja.com