Federata Europiane e Futbollit, UEFA ka raportuar ditën e sotme statistika të frikshme sa i përket gjuhës së urrejtjes së përdorur në rrjetet sociale në lidhje me Euro 2024.
Në total janë analizuar 4656 postime në platforma sociale siç janë “X”, “Tik-Tok” dhe "Instagram”. Sipas ekspertëve 94% e postimeve përmbanin fyerje të përgjithshme, 4.5% kishin fyerje me sfond racist ndërsa 1.5% me sfond homofobik.
Në të shumtën e resteve në 74% të komenteve viktimat ishin lojtarët. 15% të komeneteve të tjera i drejtoheshin teknikëve, 7% kundër skuadrave në tërësi dhe 4% kundër arbitrave.
Sipas UEFA-s, Kombëtaret më të sulmuara në rrjet ishin ato të Belgjikës, Kroacisë, Ukrainës dhe Holandës. UEFA bën me dije se po monitoron profilet dhe platformat e plot 622 perosnave, të cilët janë përfshirë.