'Urtësimi' i papritur i Metës

'Urtësimi' i papritur i Metës

Presidenti Ilir Meta

E ndjeu “rrezikun” dhe ka nisur të bëhet i me demak i “urtë”. E ndjeu se do ta shkarkojnë, dhe bën sikur jep mesazhe “maturie, përmbajtje, qytetarie”. Por nuk harron të thotë se “zgjedhjet nuk kanë mbaruar akoma”, edhe pse Celibashi 1 orë para tij, doli dhe bëri me dije emrat e deputetëve të Parlamentit të ri. Si ta kuptojmë (ish) kreun e shtetit, si mund ta marrim atë seriozisht dhe si mund ta tolerojmë akoma të shkelë ligjin, Kushtetutën dhe nxisë tensionet sociale, krahinore, politike ?

Natyrisht që jo. Edi Rama e deklaroi, “shumë  shpejt do të nisim procedurat e shkarkimit të Ilir Metës, ai është dënuar nga populli shqiptar, nuk është më kryetar shteti”. Ndoshta kaq duhet ta besojë Meta, se Edi Rama nuk bën shaka të tilla, por kur deklaron se “do të ikësh, sepse nuk je në shërbim të ligjit”, patjetër do të largohesh. Partia Socialiste dhe grupimi saj parlamentar, nuk do të bëjë më “gabimin” e shkuar, të tërheqjes nga procedura e shkarkimit. Ilir Meta mbetet rrezik potencial për tensionimin e situatës në Shqipëri. Jo vetëm gjatë fushatës, por edhe pas saj, madje edhe ditën e djeshme, ai ka dalë dhe ka guxuar të shpërdorojë detyrën, duke nxitur kaosin.

Me deklaratën cinike të tij se “zgjedhjet nuk kanë përfunduar akoma”, ai kërkon të ndezë zemëratën e turmave. Ai nuk është më de facto kryetar shteti në Shqipëri. Realisht ish-kreu i shtetit, ndodhet në siklet dhe hall të madh. Ai preket direkt nga reforma në drejtësi, ai preket direkt nga strukturat e reja të dala nga Vettingu, për faktin sepse ka një “mal” me akuza dhe vepra penale. Gjithashtu Meta, mbetet precedent  edhe organeve të hetimit nga DASH, dhe kjo i vë vulën. Siç bëri ai, gjatë fushatës elektorale nuk ka bërë as Llukashenko, siç provokoi dhe kërcënoi ai gjatë gjithë fushatës, nuk ka bërë as diktatori koreanoverior, dhe sërish ka kurajon të dalë të bëjë “të urtin”, pastaj papritur hidhet në llogoren e tij, duke hedhur  “hurën” e zjarrit. Ilir Meta ka akuza të forta për korrupsion.

Ai harron se akuza të tilla kanë dërguar në burg ish-kryeministra dhe ish-presidentë edhe pas 30 vitesh. Nisja e procedurave të shkarkimit dhe hetimit ndaj tij, është nevojë urgjente, dhe një shërbim i vyer që duhet ti bëhet paqes, sigurisë, dhe imazhit të Shqipërisë. Ai e ka të qartë, se ka tanimë një dosje që po bëhet gati të hetohet, duke nisur nga floriri, votat e blera të 2001, blloku 700 mijë euro, misionin antiligjor në zgjedhjet e 2017, nsitjen e kaosit dhe anarshisë në fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, dhe shumë  akuza të tjera, të cilat po i “paketohen” nga drejtësia e re.

Atje do të përgjigjet edhe për “sfurqet, kazmat dhe lopatat e myzaqarëve”, apo edhe për të tjera thirrje antiligjore të cilat i bënte me ndërgjegje të pastër para kamerave. Edi Rama e quajti  “turp kombëtar” dhe LSI-së  e tij një “sh.p.k. korruptive”. A ja vlen pas kësaj, ti referohesh më  ish-kreut të shtetit, qoftë edhe në emër…

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen