URUGUAJ - Uruguai u bë vendi i parë në botë që do të lejojë kultivimin shitjen dhe përdorimin e marijuanës. Senati aprovoi me 16 vota pro dhe 13 kundër, projektligjin për përdorimin e marijuanës.
Ndryshe nga Hollanda e cila e lejon përdorimin e hashashit vetëm nëpër lokale, Uruguai do të shkojë më tej duke lejuar edhe kultivimin e shitjen e lëndës narkotike.
Tashmë përdoruesit e marijuanës do të mund të blejnë deri në 40 gram marijuanë çdo muaj nga farmacitë e liçensuara, për sa kohë janë rezidentë uruguajanë, mbi 18 vjeç dhe nëse janë të regjistruar në database të qeverisë, e cila do të monitorojë blerjet e tyre mujore.
Kur ligji të implementohet pas 120 ditësh, uruguajanët do të kenë mundësi të rrisin deri në 6 bimë marijuane në vit, në shtëpitë e tyre apo të formojnë klube konsumimi marijuane me 15-45 anëtarë që mund të rrisin deri në 99 bimë në vit.
Përdoruesit e drogës të regjistruar do të mund të fillojnë të blejnë hashashin nga farmaci të liçensuara që nga prilli i vitit 2014.
Ky eksperiment i Uruguait do të ndiqet nga afër nga vendet e tjera të Amerikës Latine, ku legalizimi i disa lëndëve narkotike shihet si një zgjidhje e mundshme për t’i dhënë fund dhunës dhe vrasjeve të shumta të lidhura me tregtinë e drogërave të ndryshme.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com