Tenistja ruse Maria Sharapova ka arritur në gjysmëfinalen e turneut US Open. Numri tre në botë ka mundur Nadia Petrovën me lehtësi pas fitores me rezultat 2:1, në sete 6:1, 4:6, 6:4, pas dy orë e njëzet minutash loje, por ndeshja zgjati më shumë, sepse në një moment ndeshja u ndërpre pasi filloi të binte shi .

Në betejën për gjysmë-finale, Sharapova do të luajë kundër tenistes franceze Marion Bartoli, e cili triumfoi kundër çekes, Petra Kvitova me rezultat 2:1, në sete 1:6, 6:2, 6:0. Sharapova është ndër pretendentet kryesore për të fituar trofeun.

(d.b/shqiptarja.com)