Kryetarit i Bashkisë se Fierit, Baftjar Zeqaj, prezantoi sfidat e Bashkisë në të ardhmen e afërt, që lidhen ngushtësisht me hartimin e politikave të reja për një rajon më të gjerë për shkak të ndarjes së re territoriale. Sfida e parë është ajo e një strategjie të re për qytetin e Fierit, ku do të merret mendimi i qytetarëve dhe sfida e dytë është ajo e hartimit të një plani të ri rregullues.
Përfaqësuesi i USAID-it në Shqipëri, Marcus Jonson, ka shprehur gjatë takimit konsiderata për punën e bërë dhe ka hapur dyer të reja bashkëpunimi për të ardhmen e afërt në mbështetje të projekteve që do të ndryshojnë pamjen e këtij qyteti, projekte që tashmë kanë marrë formën e tyre përfundimtare dhe që presin të zbatohen. /ATSH/
