TIRANE- USAID në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Universitetin “Marlin Barleti”, prezantuan programin e Institutit Arsimor Amerikan për Hotelerinë “ Programet e çertifikuara për turizmin në Shqipëri”. Qëllimi i këtij partneriteti është realizimi i kurseve në industrinë e hoteleri-turizmit, si dhe pajisja me certifikata të cilat njihen në mbarë botën.
Të pranishëm në këtë aktivitet, Ministrja e Zhvillimit Urban dhe e Turizmit, Englatina Gjermeni, si dhe Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, përshëndetën projektin, si dhe e vlerësuan këtë nismë si një mënyrë e mirë për të rritur cilësinë e shërbimeve në turizëm.
Ndërsa vetë shefi i misionit të USAID në Shqipëri, Jim Barnhart, shprehet se projekte të tilla ndihmojnë edhe në rritjen e ekonomisë së vendit nëpërmjet rritjes së cilësisë së shërbimeve në turizëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com