TIRANE- Pas nismës “Act now” SHBA vërteton dhe një herë se në Shqipëri shoqëria civile nuk pyetet në vendimmarrje dhe roli i saj nuk ka asnjë ndikim në politikë. E gjitha vihet në dukje në raportin e publikuar nga Agjencia për ndihmë ndërkombëtare e Sheteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) për indeksin e qëndrueshmërisë për organizatat e shoqërisë civile në Europën Qëndrore dhe Lindore dhe Eurozazinë, 2011.

Indeksi analizon dhe progresin e Organizatave të Shoqërisë Civile për 2011.

“Organizatat civile shqiptare janë angazhuar në cështje që përbënin shqetësim për publikun në vitin 2011, nëpërmjet shqetësimit dhe monitorimit, por e kanë pasur të pamundur për të ndikuar me sukses tek vendimmarrjet. Edhe pse i kanë bërë thirrje partive për t’u përfshirë në dialog konstruktiv, progresi është arritur pas presionit ndërkombëtar.” Thuhet në raportin e USAID.

Raporti tregon dhe situatën politike që e karakterizoi 2011-tën.  "Ngërçi politik dhe mungesa e dialogut midis qeverisë dhe opozitës në Shqipëri kanë prodhuar pasoja të tmerrshme në vitin 2011 përfshirë këtu edhe ngjarjet e 21 janarit 2011 ku Garda e Republikës vrau 4 qytetarë gjatë një demonstrate kundër qeverisë të organizuar nga partite opozitare.Pretendimet për parregullsi gjatë votimeve shoqëruan edhe zgjedhjet vendore në Tiranë më 8 maj."

Indeksi nënvizon se “Mjedisi ligjor ku vepronjë OSHC, organizatat e shoqërisë civile u përkeqësua gjatë këtij viti”. Vihet re se Gjykata nuk ka një regjistër elektronik të Organizatave të shoqërisë civile. Të vetmet të dhënat të besueshme për numrin e tyre vjnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. (Njësia e Inteligjencës Financiare e Shqipëris)  raporton për 1.651 organizata jo-fitimprurëse të regjistrimit tek organet tatimore gjatë vitit 2010.

USAID vëren dhe presionin që është bërë ndaj disa organizatave të shoqërisë civile të cilat veprimtarinë e përqëndrojnë tek qytetaria aktive.
“Si koalicioni qeverisës ashtu dhe opozitar akuzoi disa OSHC si të varura politikisht, ka pasur raste kur shteti ka bërë presion ndaj lëvizjes “Mjaft” dhe Rinia aktive, ku veprimtari përqëndrohet tek qytetaria aktive për qeverisjen e mirë.

Pak ditë më parë në një nismë të iniciuar nga vetë SHBA, ambasadori amerikan bëri thirrje për një zgjim të shoqërisë civile duke shprehur hapur kritikat ndaj qeverisë dhe partive politike për mos dëgjim të zërit të tyre.
(sg/shqiptarja.com)