Usain Bolt fiton edhe garen e 200
metrave: Dua të jem si Ali e Pele 

Usain Bolt fiton edhe garen e 200<br />metrave: Dua të jem si Ali e Pele 
Usain Bolt konfirmohet kampion olimpik edhe në garën e 200 metrave. Xhamajkani ka fituar finalen e kësaj disiplinë në Olimpiadën e Rios në kohën 19”78 dhe kjo është medalja e dytë e artë për Bolt pas asaj të siguruar në garën e 100 metrave.

Në total Usain Bolt ka arritur që të sigurojë 8 medalje të arta në Lojërat Olimpike duke përfshirë këtu edhe Pekin 2008 dhe Londër 2012.

Në garën e 200 metrave pas krahëve të Bolt ka përfunduar kanadezi Andre De Grasse dhe i treti francezi Christophe Lemaitre.Xhamajkani ëhstë gjithmonë më i madhi, ndoshta nuk është ai i viteve të kaluara por nuk ka rival megjithëse nuk vuri dot rekord të ri.

Nën tingujt e muzikës së Bob Marley ka bërë që të kënaqet edhe publiku ndërsa pas garës Bolt është i drejtëpërdrejtë duke thënë:”Nuk kam nevojë të tregoj gjë tjetër ,pasi s’kam çfarë të bëj tjetër për të treguar se jam më i madhi”.

Usain vijon:”Duam të jem më i madhi të jem si Muhammad Ali dhe Pele dhe shpresoj që pas kësaj Olimpiade të jem në grupin e tyre” e mbyll Bolt. Xhamajkani do të këkrojë edhe një medalje të fundit në Rio atë në garën 4x100 metra.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron