Ushqimet e dashurisë
një manual për të rindezur pasionin

Ushqimet e dashurisë<br />një manual për të rindezur pasionin
Ja cilat jane disa nga ushqimet dhe pijet që rritin pasionin dhe nxitin një jetë të shëndetshme seksuale.

Sparangjet
Napoleoni III i konsideronte të domosdoshme gjatë darkave të tij private, Louis XIV ishte shumë mirënjohës për kopshtarin që i kultivoi ato për një vit të tërë, aq sa ngriti një statujë për nder të tij. Sparangjet janë të pasura me fibra, kalium, vitaminë B6, vitaminë A dhe C, acid folik dhe thiamine ose vitaminë B1. Sasia e vitaminës E që përmbajnë  përveçse stimulon hormonet mashkullore, nxit edhe një jetë të shëndetshme seksuale.

Banania
Banania është e pasur me vitaminë B, magnez, kalium dhe minerale të shumta që ju japin energji, ajo gjithashtu përmban një enzimë për të rritur epshin mashkullor dhe për të luftuar impotencën.

Fiku
Gjithmonë është konsideruar si stimulues seksual.

Rrepat
Ndoshta ato kanë pak shije djegëse, por faraonët e kanë përdorur atë si një tonik nxitës.

Zhardhok këpurdhash
Gjurmët e tartufit si nxitës hormonesh janë të shumta, aq sa janë pasqyruar edhe në kujtimet e Casanovës.

Havjari
Në një nivel fiziologjik, ka një përmbajtje të lartë të zinkut që stimulon testosteronet.

Cokollata
Ajo përmban një seri të komponimeve të tilla si anandamide, emri i së ciliës rrjedh nga fjala Ananda – lumturi e brendshme. Çokollata është gjithashtu e pasur me feniletilaminë,  një hormon i aftë të çlirojë  dopamine në qendrat e kënaqësisë së trurit dhe stimulon ndjenjat e eksitimit dhe euforisë. Gjithashtu ajo përmban edhe aminoacide që ndihmojnë për kënaqësi dhe relaksim.

Vanilja
Vanilja komunikon emocionet nëpërmjet parfumit. Aroma e saj të lidhet me emocione në kujtesën e nuhatjes sensuale nga ëmbëlsirat.

Shampanja
Çmimi i lartë e bën atë një pije për mbrëmje të veçanta. Veprimi i saj si nxitëse seksuale është e lidhur kryesisht me përmbajtjen e alkoolit.


Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Alarmi për bombë ishte fals, mësimi vijon normalisht, mësuesit qetësojnë prindërit e shqetësuar përmes grupeve në whats ap

Alarmi për bombë ishte fals, mësimi vijon normalisht, mësuesit qetësojnë prindërit e shqetësuar përmes grupeve në whats ap