Ushqimet e shëndetshme
që ndalojnë kohën

Ushqimet e shëndetshme<br />që ndalojnë kohën
Të luftosh kundër plakjes është çështje strategjie. Ndiqni 6 taktika dhe do të ndiheni më të reja. Sigurisht, nuk doni të ndiheni të lodhura, nervoze dhe pa dëshirë për jetën.

Tashmë, të gjitha ne mundohemi të informohemi se si mund të ‘plakemi më mirë’.
Këshilla e vetme: Për një gjendje të mirë fizike, bëni kujdes me ushqimin dhe mos nënvlerësoni fiskulturën.

Në kundërshtim me bindjen e përgjithshme, shkencëtarët kanë vërtetuar se, jetëgjatësia dhe shëndeti i mirë nuk janë thjesht çështje gjenesh. Kërkimet e fundit kanë treguar se rrudhat, osteoporoza (pakësimi i sasisë së kalciumit në kocka - kryesisht tek gratë) por edhe sëmundje të tjera të rëndësishme si ato kardiake, mund të përballohen me ushqimin e duhur e një kombinim të një jete të rregullt sportive.

Bashkëngjitini dietës suaj të përditshme ushqimet që ju propozojmë. Kështu që, jo vetëm do të fitoni kohën, por edhe do të mbroni shëndetin tuaj.

THITHNI ENERGJI NGA YNDYRA “E MIRË”


E dini se, një ushqim i përditshëm më përqindje të mjaftueshme yndyre (30% të kalorive tuaja të përditshme) kontribuon në mungesën ose shmangien e kileve të tepërta shumë më tepër sesa një ushqim i varfër në yndyra?
Gratë kanë më shumë përparësi në pranimin e yndyrës, sidomos në qoftë se intensifikojnë ushtrimet fizike. Sipas kërkimeve shkencore, atletet femra që konsumojnë fruta të thata (burim ‘i mirë’ yndyre) rrisin rezistencën dhe përmirësojnë rekordin e tyre, sepse femrat e metabolizojnë këtë yndyrë më mirë sesa meshkujt.

Megjithatë yndyra ‘e mirë’ ndihmon në humbjen e peshës trupore kur zëvendëson gramë sheqernash dhe jo kur i shoqëron ato. Është po aq e domosdoshme sa tek meshkujt dhe tek femrat për rezultate afatgjata, sepse yndyra ‘e mirë’ depozitohet brenda tek qelizat e indit muskulor dhe furnizon trupin me energji të qëndrueshme. Burime të yndyrës së “mirë” janë: kikirikët, peshqit dhe avokado. Ato mbrojnë edhe zemrën.

KONSUMONI VITAMINA DHE KALCIUM


Filloni t'i konsumoni herët, duke filluar prej të 30-ve. Meqë një tabletë kalcium nuk është e mjaftueshme, kombinojeni atë me ushqime të përditshme që përmbajnë kalcium. Pse? Sepse nuk do të gjeni tabletë të përmbajë sasinë e 1000 mg kalcium për të cilin keni nevojë çdo ditë. Por kujdes! Merreni kalciumin gjithmonë me gjysmë doze, përndryshe, në vend që të shkojë atje ku doni (p.sh. kockat), shkon atje ku nuk duhet (p.sh. në pllakat sklerotike të arterieve.)

Në shtatzëni. Mundet që lindja e një fëmije t'ju bëjë të ndjeheni të plakura përpara kohe - papritur ngriheni natën duke u shqetësuar për fëmijën tuaj dhe pyesni veten nëse do të mundeni t'i ofroni gjithçka do donit, ndërkohë që ai rritet. Megjithatë mëmësia nuk ju bën të ndjeheni të plakura.

Mund të ruani rininë tuaj në qoftë se i shmangeni kileve të shumta gjatë periudhës së shtatzënisë. Keni nevojë vetëm për 300 kalori plus në ditë gjatë kohës së 2 tremujorëve të fundit të saj dhe për shumë përbërës ushqyes.

Duhet të konsumoni 2-3 racione ushqimesh të pasura me kalcium, 5 racione perimesh, 3 frutash dhe 2 racione mishi dhe ushqimesh të tjera të pasura me proteina. Kujdesuni gjithashtu të merrni tableta shtesë kalcium sepse, në qoftë se nuk konsumoni sasi të mjaftueshme kalciumi, embrioni do ta thithë nga kockat tuaja, duke rritur rrezikun e osteoporozës të ardhmen.

Rritje fiziologjike e peshës konsiderohen 12 - 16 kile. Ushtrimet e duhura trupore do t'ju ndihmojnë të ruani peshën tuaj në limitet e lejuara. Shumë e rëndësishme është të merren që në fillim acide yndyrore omega3 (sinonim me shëndetin psikik dhe cerebral të mamasë dhe fëmijës) dhe krom (për rregullimin e glukozës dhe të insulinës në gjakun e nënës).

Shkrimi u botua sot Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi